Duhet t’i ketë ndodhur shumë prej nesh, në mëngjes kur gjumi nuk na ka dalë ende, të derdhim në rroba apo nëpër shtëpi kafenë. Për të mos prishur rrobat do të ishte mirë të vepronim menjëherë.
Një nga mënyrat më të thjeshta është të vendosim rrobat në lavatriçe. Një tjetër alternativë është të përdorim uthullën.
Spruconi vendin e njollosur me ujë të distiluar dhe me uthull molle, e lini të veprojë për 10 minuta dhe filloni të fërkoni vendin derisa njolla të jetë sfumuar, më pas lajeni vendin me ujë të nxehtë.
Për disa veshje, të cilat nuk mund t’i fusni në lavatriçe ose rrugica tapeti, mjafton t’i lini në ujë të nxehtë dhe uthull molle qoftë edhe për tërë natën./tesheshi.com/