Rusia kërkoi sot që SHBA të rishikonte vendimin për mbylljen e institucioneve diplomatike ruse, duke nënvizuar se në rast të kundërt, Uashingtoni do të ishte përgjegjësi i vetëm i prishjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Ne mendojmë se kjo që ka ndodhur është një akt armiqësor dhe një shkelje e madhe e të drejtës ndërkombëtare.
Ne u kërkojmë autoriteteve amerikane të rikthejnë menjëherë selitë diplomatike ruse, në rast të kundërt SHBA-ja do të jetë përgjegjësja e vetme e përkeqësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Rusëve u është dashur të shtunën të evakuojnë stafin në konsullatën e tyre në San Francisko si dhe dy seli diplomatike në Nju Jork dhe Uashington, për t’u mundësuar agjentëve federalë amerikanë t’i shqyrtojnë dhe të konfirmojnë mbylljen e tyre. /tesheshi.com/