Faltorja kryesore e muslimanëve në botë mori një mbulesë të re.
Ajo përmban 120 kilogramë ar, 100 kilogramë argjend dhe është bërë nga 200 punëtorë. Për më tepër, u përdorën 670 kilogramë mëndafsh të pastër, raporton agjencia e lajmeve SPA.
Vetë krijimi i saj ishte në disa faza, ku veçoi ngjyrosja e mëndafshit, dekorimi i kanavacës dhe bashkimi i pjesëve.
Kisva, siç quhet ndryshe kjo veshje, ndryshohet gjithmonë në Ditën e Arafatit. Kur bëhet fjalë për të vjetrën, ajo lahet me ujë të tokës pas heqjes, dhe pastaj dërgohet në muze. /tesheshi.com/