Varësia ndaj telefoni është shndërruar në një problem të madh, i cili mund të kthehet në pengesë serioze në shumë situata pune dhe shoqërore (pa përmendur rrezikun nga përdorimi i celularit kur jemi duke ngarë makinën).
Janë bërë përpjpjekje të ndryshme për ta luftuar këtë problem: rasti i fundit është me një mbajtëse në formë kutie e quajtur DistractaGone, e cila nuk ju lejon ta përdorni telefonin për një periudhë të caktuar kohe.
Mënyra e funksionimit është shumë e thejshtë: kutia është e pajisur me një çelës me programim, i cili hapet vetëm pasi të ketë kaluar periudha kohore e programuar.
Në këtë mënyrë, njoftimet dhe mesazhet nuk do të mund t’ju shqetësojnë. Kështu, ju mund të përqendroheni te ajo që po bëni në botën reale. /tesheshi.com/