Të gjitha macet nderohen nga pronarët e tyre, por Tombili është nderuar nga i gjithë Stambolli me një statujë në vendin e saj të preferuar.
Tombili ishte një mace e veçantë sepse kishte zakonin të ulej si njeri dhe të mbështetej për t’u relaksuar.
Macja u bë e njohur pasi një fotograf kapi disa poza të saj dhe më pas i shpërndau në internet.
Kështu, pasi ndërroi jetë në gusht, banorët vendosën të bënin një bust në nder të saj duke e shndërruar në simbolin e relaksit në mes të kaosit, mbipopullimit dhe lëvizjes së pashtershme të qyteteve të mëdha metropolitane si Stambolli. /tesheshi.com/