Kryeministri francez, Manuel Valls tha i dëshpëruar se një dalje e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të përbënte një goditje të rëndë për Evropën.
“A është e mundur arritja e një marrëveshjeje për qëndrimin e Britanisë së Madhe gjatë samitit dyditor që pritet të nisë nesër?”, pyeti Valls gjatë komenteve të tij.
“Ne kemi besim dhe shpresë, pasi largimi i Britanisë së Madhe do të ishte një goditje e rëndë për Evropën, por kryesisht një goditje e rëndë në këndvështrimin e mbarë botës, duke tërhequr gjithë vëmendjen nga Evropa, e cila do të përfshihet në këtë mënyrë në një situatë vërtetë kaotike”, deklaroi Manuel Valls në Asamblenë e Përgjithshme franceze. /tesheshi.com/