Ky është momenti i pabesueshëm kur turistët në një park përjetojnë një takim shumë të afërt me një leopard.
Pamjet e kapura në Delta Okavango në Botsvanën veriore tregojnë se si leopardi i afrohet një xhipi dhe nuhat këmbën e turistit para se ta “çjerr me thonj”, duke e lënë atë me një plagë.
I vetëdijshëm për rrezikun, shoferi i xhipit vendos shpejt për t’u arratisur.
Pastaj, leopardi mund të shihet duke u larguar nga makina, i frikësuar nga tingujt e motorit të xhipit.
Turisti ka rrëfyer: “Fillimisht pamë leopardin rreth 15 metra larg. Pastaj ai u ngrit dhe iu afrua automjetit ku isha ulur. Përfaqësuesi i parkut më tha të mos lëvizja dhe ashtu veprova. Për befasi unë nuk kisha frikë”/tesheshi.com/
{“videoid”:”1526483514916″,”type”:1,”ratio”:0.75}