Zinxhiri i dyqaneve të veshjeve LC Waikiki, i njohur mirë dhe nga blerësit shqiptarë, ka hapur dyert e tij tani dhe në kryeqytetin kenian, Najrobi.
Një sipërmarrje turke, drejtuesit e LC Waikiki-t kanë shpenzuar miliona dollarë në hapjen e linjës së tij në Nairobi, me dy dyqane të tjera të mëdha që priten ende të hapen në të dhe në Mombasa.
Ky është dyqani i parë i hapur i këtij zinxhiri në Afrikën nënsahariane.
Me degë në 35 vende, LC Waikiki synon që përmes Kenias të shtrihet në rajonin lindor të kontinentit afrikan.
“Ne kemi shumë mundësi në Kenia, dhe në Afrikë në tërësi. Turqia beson në potencialin e Kenias dhe Afrikës, dhe kjo është arsyeja që jemi këtu,” shpjegon drejtori i operacioneve rajonale, İlker Hacıoğlu, në hapjen e njësisë së shitjes në Nairobi. /tesheshi.com/