Ministri i Jashtëm rus deklaroi se sulmet ushtarake amerikane në Siri i kanë hequr Rusisë të drejtën morale për të larguar sistemet raketore S-300 nga vendi.
Në agjencinë rusë të lajmeve RIA, Lavrov gjithashtu tha se Moska i ka thënë zyrtarëve amerikanë se sulmet në Siri do të ishin “linja e kuqe” dhe Uashingtoni e ka kaluar cakun.
“Tani nuk kemi më detyrime morale”, tha ai.
Shefi i diplomacisë ruse shtoi se ishte i bindur se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i SHBA-së Donald Trump do të ndalojnë një konfrontim të armatosur mes dy vendeve.
Një komandant i ushtrisë ruse gjithashtu tha se Moska do të shtonte furnizimin me sisteme raketore S-300 për Assadin, pas sulmeve amerikane.
Sipas analistëve ushtarakë, raketat S-300 raketa do të përmirësojë aftësinë e Rusisë për të kontrolluar hapësirën ajrore në Siri, ku forcat e Moskës mbështesin Assad-in dhe thuajse do të menaxhojnë totalisht mbrojtjen kundrajrore siriane.
Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania hodhën 105 raketa në Siri si hakmarrje pas sulmit të dyshuar me armë kimike në Douma një javë më parë.
Pentagoni tha se ishin sulmuar objektet e prodhimeve të armeve kimike në Damask, rrethinat e Barzeh dhe dy fabrika pranë Homs.
Bombardimi ishte ndërhyrja më e madhe nga vendet perëndimore, por ata thanë se do të ndalen këtu dhe nuk do të përfshihen në sulmin civil në Siri. /tesheshi.com/