Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili sot është kërkuar nga Policia e Kosovës pasi është lëshuar fletarrest për të, ka dalë në shesh dhe ka mbajtur një fjalim të shkurtër para medieve.
Ai ka thënë se protestat si kjo do të vazhdojnë. “Nuk do të pranojmë asnjë kompromis pasi shtetin po e persekutojnë”, ka thënë Kurti. Ai, nuk i është përgjigjur gazetarëve nëse do të paraqitet në polici.
Sapo Kurti ka arritur në shesh ka filluar përleshja e policisë me protestuesit që dolën në mbrojtje të deputetëve të opozitës.
/tesheshi.com/