Ky lajm tregon se shpresa mund të jetë me të vërtetë e fundit që vdes. Bëhet fjalë për një burrë, i cili ka rigjetur portofolin që kishte humbur rreth 70 vite më parë.
Portofoli i tij lëkurë ishte groposur në vitin 1945 nga ky ish ushtarak amerikan për ta fshehur, pasi u lirua nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Në momentin e nisjes për në shtëpi, ai e kishe harruar tërësisht ekzistencën e portofolit dhe nuk e kishte marrë atë, duke menduar se e kishte humbur përgjithmonë. Në një distancë prej 70 vitesh, portofoli i tij u gjet nga një burrë, gjatë ndërtimit të banesës së gjyshit të tij, në një terren nën ndërtesë.
Ai arriti të ndërtojë identitetin e ish ushtarit dhe i ka dërguar një letër, nëpërmjet së cilës i bënte me dije se kishte gjetur objektin. Mund të merret me mend habia dhe prekja emocionale e këtij lajmi të papritur nga ana e ish ushtarakut./tesheshi.com/