Pa dyshim, iPhone është një pajisje e dëshiruar nga shumë teknofilë të cilët vihen në rradhë të gjata dhe rrinë me orë të tëra duke pritur për të blerë të parët modelin e ri ditën e daljes në shtitje. Prandaj, është e kuptueshme kur jo të gjithë e pritën mirë faktin që Wand Sicong, i biri i miliarderit Wang Jianlin, bleu 8 iPhone 7s për qenin e tij. Ai mandje i postoi fotot e qenit me pajisjet e fundit në rrjetet sociale.
Kur përdoruesit e rrjetit Weibo (rrjeti social më i madh që përdoret në Kinë) i panë fotot, jo vetëm që nuk ishin të entuziazmuar, por përkundrazi, e kritikuan rëndë një veprim të tillë. Ku donte të dilte Wang-u me këtë? Pse të mos ua linte këta telefona atyre që donin t’i blinin dhe që vërtetë kishin nevojë?
Babai i Wang zotëron një pasuri prej 30 miliard dollarë. Ai më herët i kishte blerë qenit të tij 2 Apple Watch me rripa të shtrenjtë, me vlerë 35 mijë dollarë. Edhe në atë rast kishte marrë shumë kritika. Kot s’thonë që paraja t’i merr mendtë! /tesheshi.com/