Shkodra nuk po gjet qetësi nga një sagë vrasjes që po vijon me një ritëm të frikshëm në këtë qytet. Mëngjesin e kësaj të shtune, dy vëllezër u ekzekutuan në hyrje të banesës së tyre në lagjen Kiras.
Bëhet fjalë për Astrit dhe Ibrahim Bilali. Emrat e tyre të çojnë te të qënit viktima të një lufte mes bandash, prej së cilës janë shkaktuar shumë viktima.
Kjo sepse Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”. Ai përfol kohë më parë në rastin e vrasjes së Arjan Ferracaku teksa kalëronte. Dhe resorti i kuajve ku u vra Ferracuku është në pronësi të babait të Asmerit, Astritit i cili mbeti i vrarë në atentatin e sotëm.
Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshuar se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.
Vitet e fundit Shkodra është katandisur si Tropoja e viteve 2000, ku vrasjet me fiseve apo klaneve banditeske u bënë diçka e zakonshme. /tesheshi.com/