Edhe pse politikanët kosovarë çdo ditë flasin për synimin për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), siç duket këto janë veç fjalë boshe, pasi nuk janë duke kryer detyrat për të arritur cakun. Të paktën kështu konkludon Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) sipas të cilit Kosova ka ngecur të anëtarësohet në Agjencitë e Specializuara të Kombeve të Bashkuara.
Albana Rexha nga GSJP, ka thënë se në një konferencë për mediase organizmi i Kosovës në një organizatë të specializuar të Kombeve të Bashkuara ka qenë në vitin 2009 kur Kosova është anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Grupin e Bankës Botërore.
Ajo ka përmendur 13 organizata që Kosova të anëtarësohet, ndërsa ka identifikuar tri të cilat duhet të jenë prioritet, anëtarësimi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Fondi Ndërkombëtarë për Zhvillim të Bujqësisë, Organizata Botërore për mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale.
GSJP ka dhënë edhe pesë rekomandime për qeverinë të cilat mund t’i lexoni më poshtë: