Muaj pas arrestimit të Haxhi Giut, prokuror, në prangat e policisë ka rënë së fundi dhe një gjygjtar i njohur, Ibrahim Hoxha.
Ai është arrestuar në flagrancë së bashku me të birin, në momentin që do merrnin një shumë prej 6 milion lekësh ryshfet për dhënien e një vendimi.
Gjygjtri Hoxha njihet për disa procese, ndër to dhe ai i 21 janarit, ndërkohë që ish-ministri i Drejtësië, Nasip Naço, kërkoi shkarkimin e tij nga detyra për një sërë shkeljesh.
Pra, pas Haxhi Giut, ky është i dyti rast që në pranga bie një i ashtëquajtur “peshk i madh” nga radhët e drejtësisë, e cila konsiderohet si maja e korrupsionit në Shqipëri. /tesheshi.com/