Nr.2 i LDK-së, Agim Veliu, tha se nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen nëse Albin Kurti synon të ketë dy pozicione kyçe në Kosovë, kryeministrin dhe presidentin.
Veliu hodhi idenë se VV mund të marrë Presidentin dhe kreun e Kuvendit, e qeverinë t’ja lërë LDK-së.
“Koalicioni mund të jetë në rrezik kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një presidenti. Nëse nuk ka marrëveshje midis nesh, si mund të arrijmë një marrëveshje me të tjerët në parlament?”, tha Veliu.
Sipas tij, Vetëvendosje duhet të angazhohet për të mbështetur propozimin e LDK-së për president të Kosovës.
Nga ana tjetër, Albin Kurti, njeriun që pret të marrë frenat e qeverisë si kryeministër, tha nëse nuk arrihet marrëveshje me LDK-në për koalicionin, Kosova duhet të shkojë zgjedhje të reja. /tesheshi.com/