Komisioni Europian ka kërkuar një ditë më parë që kontrollet e përkohshme kufitare brenda zonës Shengen të vazhdojnë dhe pas 15 nëntorit.
Eshtë propozuar që kontrollet në Gjermani, Austri, Danimarkë, Suedi, e në Norvegji, vend jo i BE-së, të vijojnë dhe për tre muaj të tjerë.
“Me gjithë stabilizimin progresiv të situatës, komisioni mendon se kushtet… që lejojnë një kthim te një funksionim normal i zonës Shengen nuk janë përmbushur ende plotësisht,” thotë një njoftim i komisionit.
Komisionieri i BE-së për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, tha se rekomandimi ishte për një periudhë të kufizuar kohe, e se po punohej për t’u dhënë zgjidhje sfidave të sigurisë dhe të emigracionit, me qëllim që të hiqeshin sa më shpejt të jetë e mundur kontrollet e brendshme kufitare.
Këto kontrolle u rivunë në maj të këtij viti në disa kufij brenda zonës Shengen për të frenuar vërshimin e emigrantëve drejt Europës. /tesheshi.com/