Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbrojtur protestat e organizuara ditë më parë në Prishtinë me motiv ‘Trepçën’ e Jabllanoviçin, ku njëra prej tyre degradoi në dhunë e incidente. Tek “5 pyetjet nga Babaramo”, ai tha se ato protesta dhe ai reagim, ishin një mesazh se shqiptarët nuk mund të thyhen, adresuar si qeverisë së Prishtinës e si kreut të listës serbe. Ndërsa kur u pyet për ikjet masive të kosovarëve, më tepër se të lëshojë një apel për bashkëatdhetarët që mos e braktisin vendin e tyre, zgjodhi të thotë se ata ikin po arsye ekonomike, një tezë e përgjithshme, që tenton të përligj me patjetër eksodin.