Kur humbasim një person të dashur për ne nuk vuan vetëm shpirti por e gjithë qënia jonë, përfshirë dhe trupin.
Zemra
Sipas revistës JAMA Internal Medicine, rrahjet e zemrës shtohen për shkak të rritjes së tensionit, ritmit kardiak dhe shtimit të qarkullimit të gjakut.
Simptoma e “zemrës së thyer” është e vërtetë por fatmirësisht është shumë e rrallë dhe në të shumtën e rasteve nuk është vdekjeprurëse. Këtë e ka zbuluar një shkencëtar japonez dhe shkencërisht njihet me emrin “kardiomiopatia Tako-tsubo”. Nga kërkimet është zbuluar se prek më së shumti femrat.
Gjendrat e veshkave
Gjendrat e veshkave prodhojnë më shumë sasi kortizoli (hormoni i stresit) gjë që çon në netë pa gjumë dhe dhimbje stomaku.
Sistemi imunitar
Sistemi imunitar dobësohet dhe ilaçet apo vaksinat kundër gripit bëjnë më pak efekt. Reagimi i organizmit tonë është më i avashtë ose mund të mos reagojë plotësisht.
Truri
7 deri në 10 për qind të atyre që janë në zi nuk e marrin veten lehtësisht dhe kjo mund të zgjasë edhe një vit dhe atëherë quhet “shqetësimi i zisë së rënduar dhe të përzgjatur.” Gjatë kësaj perjudhe mund të fillojmë të humbasim kujtesën apo të harrojmë shumë gjëra dhe kemi vështirësi për të mbajtur mend informacione të reja.
Organizmi në përgjithësi
Shtohet niveli i inflamacionit si pasojë e stresit dhe mërzisë gjë që mund të çojë në kancer, sëmundje të zemrës apo diabet. /tesheshi.com/