Zbardhet më në fund kuptimi i fjalës ‘myrteqyp’, cituar nga Ramush Haradinaj gjatë një prononcimi televiziv. Bëhet fjalë për ‘mërteqyp’, që do të thotë – siç sqarohet dhe foto – njeri me sjellje jo të mirë. Kjo fjalë i përket fjalorit popullor të zonës së Gjakovës, e cila u gjet me një kërkim nga ana e bashkëpunëtorit të portalit tesheshi.com, Bekim Laci. Mirë do ishte që vetë Haradinaj të na e kishte sjellë një sqarim, por dhe me kaq mjafton.
Mjaft që mileti, këndej dhe andej kufirit, të informohej plotësisht mbi kuptimshmërinë e fjalës së cituar. Me këtë rast, Haradinaj i ka bërë një shërbim të madh pasurisë gjuhësore shqiptare, duke marrë fjalë prej popullit, ndoshta të lëna mënjanë dhe të harruara, e duke i përdorur ato në deklaratat e zakonshme politike. Dhe ky është një kontribut jo i vogël në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të pasurisë gojore shqiptare. tesheshi.com