Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ish-ushtarja e UÇK-së që nënshkroi aktin e Pavarësisë: Të ndërtosh shtet, më e vështirë së të luftosh për liri

by te Sheshi
18/02/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Ish-ushtarja e UÇK-së që nënshkroi aktin e Pavarësisë: Të ndërtosh shtet, më e vështirë së të luftosh për liri

Në kohën kur më së shumti vendi i saj kishte nevojë për të, ajo e dha. Elheme Hetemi ishte 26 vjeç kur  rroku armën dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Është një nga ish-deputetet fatlume pasi arriti të nënshkruajë deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në një intervistë dhënë për portalin tesheshi.com, ish-deputetja dhe ish- luftëtarja Hetemi, kujton se si është ndjerë 8-vite më pare, e po ashtu, komenton të tashmen e trazuar…

 elhemja sot

Bisedoi: Blendi Gashi

Kosova sot shënon 8-vjetorin e Pavarësisë. Për herë të parë kjo ditë e shënuar do të ketë dy pamje, të festës dhe protestës. Keni menduar ndonjëherë që do të protestohet më 17 shkurt dhe cili është mendimi juaj për këtë?

Jo, asnjëherë nuk kam menduar që në ketë ngjarje të rëndësishme, në shënimin e përvjetorit të 8-të të Pavarësisë së Kosovës do të ketë protesta. E aq më pak e besueshme se në këto protesta marrin pjesë dhe ish-aktorë të rëndësishëm të UÇK-së.  Nga këta përfaqësues kam pritur që të vazhdojnë të udhëhiqen nga ideali që i udhëhoqi në luftë, pra njëjtë edhe tani në shtetëndërtim dhe forcim të institucioneve të shtetit tonë.  Tani po e kuptoj që lufta për ndërtim të shtetit dhe mbrojtjen e shtetit, është më komplekse se lufta e armatosur për liri.

Ju i jeni bashkuar edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 5 mars të vitit 1998 si 26-vjeçare. A mund të na kujtoni ndonjë moment nga lufta kur keni qenë rrezik apo ndonjë betejë të fituar që dëshironi ta ndani me lexuesit?

elhemeee

Në luftë çdo ditë e në çdo çast ishim të rrezikuar. Çdo ditë e luftës është e mbushur me ngjarje trishtuese.

Pika më e dobët për ne ishte mungesa e armatimit. Nuk kishim armë sa kishte djem, burra e vasha për t’iu përgjigjur luftës për liri.  Pjesa më e dhimbshme ishin fëmijët, gratë dhe pleqtë. Një nga ngjarjet që la gjurmë dhe që më përcjell edhe sot dhimbje si atë ditë, është masakra e Izbicës me 28 mars 1999. Ngjarje tjetër ishte pushkatimi i 12 kushërinjve të mij me 10 maj 1999, poashtu në fshatin Izbic. Në këtë ofensivë forcat militare dhe paramilitare patën bërë një rrethim të hekurt të zonës dhe përdorën tërë arsenalin e mundshëm. Qëllim kishin zhvarrosjen e kufomave të masakrës së Izbicës për zhdukjen e gjurmëve të krimit.

Gjithsesi, humbja e një bashkëluftëtareje, me të cilën isha dhe shoqe, Antigona Fazliu dhe humbja e Ilaz Kodrës, Komandant i Brigadës 114 “Fehmi Lladrofci”, më 30 prill 1999, ka lënë gjurmë dhimbje në qenien time.
Ka shumë ngjarje për të treguar që përmbajnë në vete dhimbje dhe krenari.

Pas përfundimit të luftës, ju u angazhuat në organizata të ndryshme për t’u ndihmuar familjeve të prekura nga lufta. Sa vite keni bërë këtë punë dhe sa keni arritur të ndihmoni këto familje? Si është gjendja e tyre sot?

Në fakt, unë fillimisht pas luftës u drejtova në Komandën e Zonës së Parë të Drenicës – UÇK në Skënderaj. Ishte institucioni i parë pasluftës. Aty e kuptova se kishte mjaft njerëz që mund të kontribuonin. Unë kisha përgatitjen profesionale si inxhinire e Agronomisë.

Menjëherë u bë konstituimi i pushtetit lokal, vazhdimësi e pushtetit civil që ishte formuar gjatë luftës dhe unë u angazhova aty në Drejtoratin e Bujqësisë. Përveç kësaj detyre u angazhova edhe me detyra tjera humanitare.  Bashkë me organizata ndërkombëtare dhe lokale humanitare ndihmonim me programe psiko-sociale gra e familjarë që kishin përjetuar masakrat. Ndërkohë që popullata e zhvendosur kthehej në Kosovë, me erdhën në ndihmë gra që mund ta vazhdonim këtë punë.

foto pas nenshkrimit te pavaresise

Më pas u inkuadruat në politikë. Në vitin 2007 u zgjodhët deputete. Dhe jeni ndër ato deputete të privilegjuara që keni pasur rastin të nënshkruani deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. A mund të riktheheni në kohë dhe të tregoni si jeni ndjerë në ato momente, emocionet…?

Unë u angazhova në politikë me themelimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Në zgjedhjet e para lokale dhe në zgjedhjet e dyta kam qenë asambleiste e Kuvendit Komunal në Skënderaj.  Në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2007 fitova votat e nevojshme dhe u zgjodha deputete.

Në këtë mandat, më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Pavarësinë.  Të gjithë e prisnim me ankth dhe padurim. E them me ankth për faktin se si do të pranohej ky vendim i Kuvendit në rrafshin e politikës ndërkombëtare, sepse e meritonim dhe kishim pritur gjatë, kishim bërë shumë sakrifica për këtë ditë.

Atë ditë, duke parë entuziazmin e qytetarëve dhe angazhimin e madh të përfaqësuesve institucionalë brenda objektit të Kuvendit, kjo të ngjallte emocione të veçanta deri në rrënqethje. Hyrja në sallën e seancave të Kuvendit dhe atmosfera aty më bëri që me mendje t’i thërras të tëra ato gjenerata ndër breza që kishin sakrifikuar për ketë ditë, e të jenë aty me ne. Në përgjithësi atë ditë unë kam komunikuar me ta.

Flamuri i Kosovës nga shumë qytetarë nuk pëlqehet. A keni parë flamurin edhe më herët, apo vetëm atë ditë kur është prezantuar? Dhe, a e identifikon flamuri aktual identitetin e Kosovës?

Në një nga seancat e patën sjellë për shqyrtim propozimet. Për vendimi nuk po më kujtohet. Unë e kam parë flamurin vetëm atë ditë në sallën e seancave të Kuvendit. Se çfarë kemi dashur, në këtë e kemi pasur të qartë të gjithë. Ky flamur, për mua, dhe mendoj për të gjithë, është identitet shtetëror e jo identiteti kombëtar.
Flamuri nuk ta ndërron as gjuhën, as traditën e as kulturën, elemente këto që përcaktojnë kombin.

Për fund, 8 vjet pas shpalljes së pavarësisë keni pritur që Kosova të jetë në një gjendje çfarë është aktualisht apo keni ëndrruar një Kosovë tjetër?

Të gjithë kemi dashur dhe pritur më shumë, por jo të gjithë kemi kontribuar për mirë. Në Kosovë ka shumçka për t’u bërë, por kjo që është arritur nuk është pak. E them këtë kur kam parasysh faktin që ne kemi përballë luftën politike të një shteti që sapo u liruam nga pushtimi i tij. Hapësirë për të kontribuar kanë të gjithë, ashtu siç kanë hapësirë për të penguar. Është në ndërgjegjen tonë se për cilën do të angazhohemi. Unë për vete jam përcaktuar në atë për të kontribuuar për përparim.

I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të përcaktohën për përparim për hir të së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes tonë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Hakan Fidan: “Më helmuan!”
Politikë

Hakan Fidan: “Më helmuan!”

10/05/2025
Borrell “shpartallon” BE-në: “Gjysma e bombave mbi Gaza vijnë nga ne!”
Politikë

Borrell “shpartallon” BE-në: “Gjysma e bombave mbi Gaza vijnë nga ne!”

10/05/2025
Next Post
Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në kryeqytetin turk

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në kryeqytetin turk

Tepër e shijshme dhe vetëm me dy përbërës: buka me akullore (video)

Tepër e shijshme dhe vetëm me dy përbërës: buka me akullore (video)

Reali i Madridit një hap larg çerekfinales

Reali i Madridit një hap larg çerekfinales

TË FUNDIT

  • Të fundit
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Hakan Fidan: “Më helmuan!”

Hakan Fidan: “Më helmuan!”

10/05/2025
Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni