Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ilir Deda i Vetëvendosjes: Jo më seanca në Kuvend pa u zgjidhur kriza. Ja ç`propozoj…

by te Sheshi
19/10/2015
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Ilir Deda i Vetëvendosjes: Jo më seanca në Kuvend pa u zgjidhur kriza. Ja ç`propozoj…

Ilir Deda, deputeti opozitar i Vetëvendosjes i cili ka shfaqur nuanca mosdakortësie me gjestet e ndërmara nga partia e tij, AAK dhe NISMA për bllokim të Kuvendit, kërkon që sa më parë të gjendet një zgjidhje për të kaluar krizën në vend, dhe mundësisht jo nga ndërkombëtarët.

Në të kundërt, ai sheh në horizont një konflikt mes shqiptarëve, të provokuar pra nga politika.  

Në një intervistë për portalin tesheshi.com, Deda e ka quajtur absurde që udhëheqësia politike e Prishtinës dialogon pa asnjë problem me Serbinë, por jo mes vedi.

Po ashtu, Deda shpalos dhe një ide se si duhet formatuar një opozitë e re, me prurje të reja e vizion të ri për ta tejkaluar ngërçin politik që e ka mbërthyer Kosovën….  

Intervistoi: Blendi Gashi

Sesioni vjeshtor i Kuvendit më shumë po i ngjan një cirku se një institucioni ligjvënës. Vezë, filikaqa, gjuajtje me ujë dhe gaz lotësjellës. Aksione demokratike të opozitës apo veprime që do t’iu kthehen bumerang?

Qëndrimet e mija janë ende të vlefshme. Ajo çka është me rëndësi tash është të kuptohet nëse do të ulen në tavolinën e bisedimeve liderët e partive politike dhe të dalin nga kriza. Ftesa duhet të vijë nga krerët institucionalë, sepse jemi në situatë shumë të rëndë.

Ju si deputet i VV-së a keni qenë në dijeni se kolegët tuaj nga opozita do të gjuajnë gaz lotësjellës në Kuvend?

Mjafton t`u them që unë nuk kam qenë në dijeni. Dhe kaq.

Kryekuvendari Kadri Veseli po kritikohet nga LDK-ja se nuk po e respekton Rregulloren e Kuvendit. A duhet të thirren seanca të reja plenare apo jo?

Nuk duhet të thirren seanca të Kuvendit të Kosovës derisa nuk zgjidhet kriza politike, pasi është e qartë se ajo nuk zgjidhet tashmë me debat parlamentar në Kuvend, por me dialog mes liderëve të partive politike. Vazhdimi i seancave pa tejkalimin e krizës vetëm sa do ta thellojë çarjen e brendshme në Kosovë.

A mendoni se pesë liderët mund të ulen në një tavolinë?

Në çdo shtet, ai që e ka pushtetin e merr iniciativën. Ftesa, siç e thashë, duhet të bëhet nga krerët institucionalë. Nuk dua të paragjykoj cili do të jetë pozicioni i partive opozitare, kolegëve të mij në opozitë, por presioni duhet të bëhet te krerët institucionalë që t’i ndërmarrin hapat që u takojnë dhe që t’i thërrasin subjektet opozitare në tryezë. Është paradoks që krerët institucionalë shkojnë e takohen me udhëheqës të Serbisë që nuk e njohin dhe luftojnë shtetin e Kosovës, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta.

Nëse nuk gjindet zgjidhja kah do të shkojë Kosova?

Alternativa e mungesës së marrëveshjes do të ishte katastrofale për Kosovën. Ose duhet të ketë marrëveshje ose do të ketë konflikt ndër shqiptarë. Nëse ekziston përgjegjësia ndaj shtetit të Kosovës, medoemos duhet të vijë marrëveshja në mes partive në pushtet dhe kolegëve të mi në opozitë.

A do të tejkalohej kriza me formimin e një koalicioni gjithëpërfshirës?

Jo, sepse kjo do të ishte ide artificiale e menaxhimit të krizës dhe çështjet këtu nuk janë kush është e kush jo në pushtet. Nuk e shoh se një ide e tillë do të kontribuonte në uljen e tensioneve politike. Tendenca e qeverisë për ta ndryshuar me dekret rendin kushtetues dhe juridik të Kosovës është antidemokratike, po ashtu  dhe procesi jotransparent i Demarkacionit me Malin e Zi. Këtu pra ndahet mazhoranca me opozitën dhe këto nuk janë çështje të vogla.

Po zgjedhjet e parakohshme?

Mbajtja e zgjedhjeve nuk do të rezultonte në zgjidhje të problemit. Mos të harrojmë se problemi është Bashkësia e Komunave serbe ashtu si është konceptuar në Bruksel, si dhe procesi i Demarkacionit me Malin e Zi.

Zgjidhja a mund të vij edhe nga ndërkombëtarët që janë të vendosur në Kosovë?

Nëse zgjidhja politike do të vinte nga përfaqësuesit ndërkombëtarë kjo do të tregonte papjekurinë e hatashme politike që ka të bëj me pjesën e vetëdijes së shtetit apo përgjegjësisë se si të udhëhiqet shteti dhe se si të zgjidhen problemet reale në këtë vend. Mendoj se do të kishte qenë më mirë që zgjidhja të vijë nga vetë udhëheqësit politikë në Kosovë dhe jo nga tjetërkush, sepse më e pakta do të ishte inponim. Duhet të mësohemi që problemet t’i zgjidhim vetë dhe të mos shkojmë në krizë më të thellë.

Në rast se krijohen rrethanat dhe zgjedhjet shihen të pashmangshme, në cilin vend e shihni partinë tuaj VV-në?

Mendoj se ka ardhur koha që të mirren si shembuj shtetet e tjera në Evropë, krijimi i një fronti të përbashkët opozitar në një listë të vetme zgjedhore e me një program zgjedhor, ku përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike tejkalohet tranzicioni politik. Nuk është e mjaftueshme që vetëm tri partitë opozitare të jenë në një listë zgjedhorem por në listë duhet të jenë të gjithë personalitetet tjera publike që nuk janë kyçur në parti politike. Ne duhet ta tregojmë që ndryshimi vjen me bashkim, dhe padyshim me një listë zgjedhore.

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa po insiston se PDK-ja duhet ta merr udhëheqjen e qeverisë. A mund të kenë Thaçi dhe Veseli ndonjë plan të fshehtë që ta largojnë Isën nga pushteti?

Thaçi është fajtori kryesor që kemi mbërrit në këtë pikë. PDK-ja është iniciatore e këtij dialogu pa kokë me Serbinë dhe partia e cila në vitin 2014-të e ka mbajtur peng Kosovën për gjashtë muaj sepse nuk donte ta pranonte tranzionin politik dhe vendosjen e një qeverie të re. Kështu, nuk e shoh që PDK-ja në qeveri do të ishte në funksion të zgjidhjes së problemit në Kosovë. Nuk më intereson çfarë plane kanë Thaçi e Veseli. Unë jam deputet në Kuvendin e Kosovës nga Vetëvendosje, kështu që nuk hyj në një analizë të tillë dhe nuk më interesojnë kalkulimet e tyre politike.

Sipas marrëveshjes PDK-LDK, Thaçi më 2016 do të bëhet president. A do ta votonit ju për apo kundër?

Nuk do ta votoj z. Thaçin për president në asnjë mënyrë.

Në fund, keni pasur të themi ca ‘çarje’ me partinë tuaj. Janë relaksuar raportet apo jo?

Nuk dua të lejoj që dallimet e mia dhe subjektit që i përkas të bëhen temë dominuese e debatit publik. Është një tendencë që kjo të bëhet tema kryesore në Kosovë, por këtë nuk do ta lejoj. Jam deklaruar me kohë çka përkrah e çka jo dhe nuk e kam ndërruar pozicionin tim. Jam në Vetëvendosje! /tesheshi.com/

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Hakan Fidan: “Më helmuan!”
Politikë

Hakan Fidan: “Më helmuan!”

10/05/2025
Next Post
McDonald’s në krizë? A do t’i themi ‘lamtumirë’ gjigantit të fast food-eve?

McDonald’s në krizë? A do t’i themi ‘lamtumirë’ gjigantit të fast food-eve?

25 vjet “dhunë politike” mbi Drejtësinë: të gjithë “kokat e prera” të Prokurorëve të Përgjithshëm

25 vjet "dhunë politike" mbi Drejtësinë: të gjithë “kokat e prera” të Prokurorëve të Përgjithshëm

Erion Braçe: e pse duhet të jetë pushim dita e Lumturimit të Nënë Terezës?!

Erion Braçe: e pse duhet të jetë pushim dita e Lumturimit të Nënë Terezës?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni