Elseid Hysaj po kalon një formë fantastike në kampionatin italian me skuadrën e tij Empoli. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë tashmë është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane në mesin e tyre edhe Interi.
Sipas gazetës Leggo, Roberto Mancini, trajneri i nerazurëve është magjepsur nga mbrojtesi i krahut i Empolit, shqiptari Elseid Hysaj. Detyra e Ausilios, në muajt e ardhshëm, është ajo që të kuptojë nese ekzistojnë kushtet për transferuar shqiptarin në Milano, pavarësisht rezultatit të sezonit zikaltër. /tesheshi.com/