Një 19-vjeçar humbi jetën sot në Dibër, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vakuf, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Flori Çiku.
Mësohet se 19 vjeçari është paraqitur në spitalin rajonal të Dibrës pa shenja jete.
Viktima ka qenë duke gjuajtur peshk me korrent në lumin Drini i Zi. /tesheshi.com/