Novak Gjokoviç vazhdon të mbetet tenisti më i mirë në botë. Serbi ka mposhtur Jo-Wilfried Songan në finalen Shangajit, 2-0 në sete (6-2 dhe 6-4). Pas një fitoreje mahnitëse ndaj numrit dy të botës, Andy Murray, Gjokoviç u kthye 19 orë më vonë për të fituar gjithë turneun.
Në turneun e Shangajit, Gjokoviç ka triumfuar në dhjetë përballje, madje duke mos e humbur as edhe një set të vetëm. Duelin e finales ndaj Songas, e mbylli për 78 minuta, në dy sete që përfunduan 6-2 dhe 6-4.
Ky triumf është i 25-të, në karrierën e Gjokoviç, duke kaluar kështu zvicerianin Roxher Federer, por që mbetet tre tituj prapa spanjollit, Rafael Nadal. /tesheshi.com/