Si në disa filma shqiptarë me luftë ku italianët si pushtues vihen në lojë me preferencat e tyre kulinare – breshka e makrona – kjo ndodhi dhe dje në Gjermani, në rrugët e Dortmundit.
Skena nga aty bënë xhiron e botës, sidomos nga një përballje tifozeria mes italianësh e shqiptarësh.
Në fushën e blertë, Shqipëria humbi 2:1 ndaj Italisë. Mirëpo, fitoren e dytë, atë të tifozëve, padyshim e fituan shqiptarët krijues.
Në një moment, një grup tifozësh shqiptarë dhe italianë takohen para një lokali gjerman.
Një tifoz shqiptar i afrohet një grupi italianësh dhe mban në dorë spageti, të cilat pothuajse në mënyrë ceremoniale i thyen me një lëvizje në dëshpërimin e përgjithshëm të italianëve.
Por siç dihet, në kuzhinën italiane, thyerja e spagetit për çfarëdo qëllimi gastronomik (përveç supave) është e barabartë me krim.
“Ai theu shpirtin e tij në një sekondë!”, komentoi një përdorues i X (ish-Twitter).
Albania fans snap spaghetti in front of their Italian counterparts before nations meet at Euro 2024. 🫣
This means war. 🇦🇱pic.twitter.com/nYzNkhVsqm
— Men in Blazers (@MenInBlazers) June 15, 2024