Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjendja ekonomike në 20 ekonomitë më të mëdha të botës

by Te Sheshi
15/11/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Gjendja ekonomike në 20 ekonomitë më të mëdha të botës

G20-ta, e cila përfshin 20 ekonomitë më të mëdha të botës, si SHBA-të, Japoninë, Gjermaninë dhe Turqinë, administron një buxhet prej afër 60 trilionë dollarësh. Të dhënat e punësimit, papunësisë, të rritjes dhe të të ardhurave kombëtare të vendeve të G20-ës janë të mbikëqyrura nga afër anembanë botës. G20-ta, e cila bashkon vende të zhvilluara dhe në zhvillim, përfshin SHBA-të, Japoninë, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë, Kanadanë, Turqinë, Argjentinën, Australinë, Brazilin, Kinën, Indonezinë, Indinë, Rusinë, Meksikën, Korenë e Jugut, Afrikën e Jugut, Arabinë Saudite, e BE-në si një institucion.

Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencia e lajmeve Anadolu Agency prej burimeve nga Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, dhe nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, Australia ka të ardhurat më të larta për frymë, 61.887 dollarë, midis 19 vendeve të G20-ës. Australia ndiqet nga SHBA-të, Kanadaja, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, me të ardhura për frymë respektivisht, 54.629 $, 50.271 $, 47.627 $, dhe 45.603 $.

India ka të ardhurat më të ulëta për frymë, me 1.595 dollarë, ndërsa Turqia renditet e 14-ta, me të ardhura për frymë 10.529 dollarë. Për sa ka të bëjë me prodhimin e përgjithshëm kombëtar (GDP), SHBA-të renditen në krye, me 17.419 trilionë dollarë, ndjekur nga Kina, Japonia dhe Gjermania, me respektivisht 10.036 trilionë $, 4.601 trilionë $, dhe 3.852 trilionë $. Turqia renditet e 17-ta, me të ardhura kombëtare prej 800 miliardë dollarësh, ndërsa Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut renditen në vend të 18-të dhe të 19-të, respektivisht me 746.2 miliardë dollarë dhe 349.8 miliardë dollarë.

Kina dhe India përjetuan vitin e shkuar rritjen më të lartë të GDP-së, me 7.4 për qind, dhe u ndoqën nga Arabia Saudite e Koreja e Jugut, respektivisht me 3.5 dhe 3.3 për qind. Turqia u rendit e pesta, duke siguruar një performancë rritjeje prej 2.9 përqindësh. Ndërkaq, GDP-të e Italisë dhe Japonisë zbritën respektivisht me 0.4 dhe 0.1 për qind krahasuar me vitin paraardhës.

Papunësia në axhendën e G20-ës

Japonia ka shifrat më të ulëta të papunësisë midis vendeve të G20-ës. Si ekonomia e tretë më e madhe e botës, papunësia në vend është 3.4 për qind. Japonia ndiqet nga Koreja e Jugut dhe Meksika, respektivisht me 3.5 dhe 4.5 për qind. Afrika e Jugut ka shifrat më të larta të papunësisë, 25.5 për qind, e pasohet nga Italia, BE-ja dhe Franca, respektivisht me 11.8 për qind, 10.8 për qind, dhe 10.3 për qind. Shkalla e papunësisë së Turqisë u regjistrua si 9.8 për qind në korrik të këtij viti. Papunësia në SHBA, në ekonominë më të madhe të botës, zbriti me 5 për qind në tetor të 2015-ës, për herë të parë që nga kriza financiare e 2008-ës. Shkalla e papunësisë është 4.05 për qind në Kinë, në ekonominë e dytë më të madhe të botës.

Kina tërheq shumicën e investimeve të huaja të drejtpërdrejta

Investime të huaja të drejtpërdrejta (FDI) prej 635 miliardë dollarësh vërshuan vitin e shkuar në vendet e G20-ës. Kina, baza prodhuese udhëheqëse e botës, tërhoqi vitin pararendës FDI prej 128.5 miliardë dollarësh, dhe qe e para mes vendeve të G20-ës. Atë e ndoqën SHBA-të dhe Brazili, duke tërhequr respektivisht 92.397 miliardë dollarë dhe 62.494 miliardë dollarë investime të huaja të drejtpërdrejta.

Thithjet e FDI-së ranë me 16 për qind vitin e kaluar në tërë botën. Turqia tërhoqi 12.146 miliardë dollarë investime të huaja të drejtpërdrejta, duke ruajtur nivelin e një viti më parë, e renditur e 16-ta mes vendeve të G20-ës. Argjentina tërhoqi më pak investime të huaja të drejtpërdrejta, gjithsej 6.6 miliardë dollarë.

SHBA-të qëndrojnë në majë të konsumit të energjisë, me 20 për qind të konsumit të përgjithshëm

SHBA-të konsumuan mesatarisht 19 milionë fuçi nafte në ditë, dhe i lanë pas të gjitha vendet e G20-ës në konsumin e naftës. Kjo shifër korrespondon me gati 20 për qind të konsumit global të energjisë. Konsumi i naftës nga Kina dhe India përkon me 12 dhe 4 për qind të konsumit global. Turqia konsumoi mesatarisht në ditë 700.000 fuçi nafte, që është e barabartë me 0.8 për qind të konsumit global të energjisë, e 18-ta nga vendet e G20-ës. 23 për qind të kërkesës globale për gaz vitin e fundit e zinin SHBA-të, duke konsumuar 760 miliardë metër kub, ndjekur nga Rusia dhe Kina, respektivisht me 12 dhe 5.5 për qind.

Dy në çdo tre njerëz jetojnë në vendet e G20-ës

Një pjesë domethënëse e popullsisë së botës jeton në vendet e G20-ës. Popullsia e botës u regjistrua të jetë 7.000.260.652 banorë në fund të vitit të shkuar. Dy të tretat e popullsisë së botës jetojnë në vendet e G20-ës, që përbën 85 për qind të ekonomisë globale. Kina është vendi më i populluar i G20-ës, me popullsinë që kap shifrën 1.364 miliardë banorë, ndjekur nga India, me 1.295 miliardë banorë, SHBA-të, me 318.8 milionë banorë, Indonezia, me 254.4 milionë banorë, dhe Brazili, me 206 milionë banorë. Australia ka popullsinë më të vogël nga vendet e G20-ës, me 23.4 milionë banorë. /tesheshi.com/

Marrë nga: Daily Sabah

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Ngjarjet në Paris, Kampionati Europian nuk rrezikon të anulohet

Ngjarjet në Paris, Kampionati Europian nuk rrezikon të anulohet

Zi kombëtare, Kosova nderon sot viktimat e Parisit, Shqipëria nesër

Zi kombëtare, Kosova nderon sot viktimat e Parisit, Shqipëria nesër

Plotë energji dhe ndihmojnë në dobësim: ja përfitimet nga ushqimet nëse i hani të gjalla

Plotë energji dhe ndihmojnë në dobësim: ja përfitimet nga ushqimet nëse i hani të gjalla

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni