Janë gjetur në Oqeanin Indian, pranë ishullit La Reunion mbetje të një avioni që mund t’i përkasin fluturimit malajzian MH370, i zhdukur pa gjurmë marsin e kaluar. Sipas një funksionari amerikan, mbetjet i përkasin të njëjtit tip avioni si ai malajzian e kjo do të verifikohet sapo ekspertët të mbërrijnë në zonë.
CNN raporton se mbetjet që mund të jenë pjesë të krahut të avionit Boeing, janë gjetur në anën tjetër të kërkimeve që janë bërë për të lokalizuar avionin malajzian, zhdukja e të cilit u shndërrua në një mister të madh botëror.
Mbetjet janë gjetur në fakt jashtë perimetrit të gjerë të kërkimit prej 120 miljesh katrorë në lindje të Oqeanit Indian, zonë e cila që prej zhdukjes së avionit është kontrolluar masivisht në një operacion ndërkombëtar me avionë, anije të specializuara e nëndetëse. /tesheshi.com/