Kameramani Richard Wollocombe zbulon disa nga detajet e sekuencës së regjistruar të gjarpërinjëve në Galapagos, të cilët ndjekin të një iguane foshnjë, skenë kjo që ka zgjuar kërshëri të madhe dhe ka shkaktuar klikueshmëri të jashtëzkonshme në rrjetet sociale:
“Ne kemi filmuar këtë sekuencë për një periudhë prej dy vjetësh, në dy udhëtime për në Galapagos prej rreth 18 ditësh filmimi në secilin udhëtim, duke shtuar deri në rreth 400 orë kohë pune në terren. Materiali i redaktuar nga Galapagos zgjat më pak se nëntë minuta. Ajo përmban pamje të rralla ku për herë të parë është kapur një grup gjarpërinjsh duke ndjekur një iguanë, e cila përbën një nga shembujt më tronditës të sjelljes së kafshëve që kam pasur privilegjin të xhiroj ndonjëherë.
Kur iguanat-foshnjë detare kloçiten në Galapagos, ata zakonisht qëndrojnë vetëm nën sipërfaqen e rërës për të thithur sa më shumë nxehtësi që munden, para se të ekspozojnë veten syve të botës. Supozohet se ata e bëjnë këtë me qëllim që të forcojnë muskujt e tyre në mënyrë që t’u ikin grabitqarëve që mund t’u dalin në pritë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në Fernandina, ishullin më të madh të paprekur tropikal në botë, ku ka një numër të madh gjarpërinjsh vrapues.
Për ato iguana detare të cilat gjejnë veten të rrethuar nga një amfiteatër shkëmbinjsh të gjallë me gjarpërinjtë vrapues, shpejtësia dhe fati janë mënyra e vetme për të shmangur një vdekje të hershme. Është e kuptueshme që kaq shumë njerëz kanë qenë të hipnotizuar dhe të tmerruar nga ky filmim. Gjuetia e presë nga vetëm një gjarpër zakonisht është e mjaftueshme për të na futur frikën instinktive që kemi si gjitarë ndaj gjarpërinjve.
Por kur një grumbull i gjarpërinjve vihet në gjueti, atëherë kjo bëhet ankth i vërtetë! Mendoj se arsyeja pse kjo sekuencë ka tërhequr aq shumë vëmendje është për shkak se njerëzit e kanë të natyrshme simpatinë për iguanat e bukura dhe të pafajshme, e të cilat menjëherë pas klloçitjes përballen me një situatë vërtetë të tmerrshme.
Pra, kur iguana-foshnjë detare shpëton mrekullisht, është e pashmangshme ndjenja e lehtësimit që ndjejmë të gjithë ne.
Vendndodhja – ishulli Fernandina në Galapagaos – është një vend me të vërtetë i mrekullueshëm. Është një privilegj i madh që më është dhënë mundësia për të parë një vend të tillë të jashtëzakonshëm dhe të më lejohet nga Parku Kombëtar Galapagos të filmoj atje. Unë u kam borxh atyre për besimin dhe ndihem i nderuar që të jem në gjendje të portretizoj një dritare të vogël në jetën e këtij vendi për njerëzit në mbarë botën” – përfundon rrëfimin e tij kameramani Richard Wollocombe. /tesheshi.com/