Ministri i Brendshëm Taulant Balla konfirmoi shkakun e shpërthimit në Lushnje me një të vdekur e disa të plagosur.
Nga vendngjarja, Balla deklaroi:
“I shkaktuar për shkak të tensionit të lartë dhe si pasojë e shkarkimit të rrymës duhet të ketë shpërthyer një ekskavator që po bënte punimet në zonë, ka humbur jetën drejtuesi i ekskavatorit, është plagosur rëndë një person tjetër i gjendur aty pranë, brenda mjetit, që dyshohet të jetë i biri i viktimës dhe po ashtu në atë zonë bashkë me persona të tjerë, që janë shtatë në total të plagosur është dhe deputeti i Lushnjës, Bujar Çela që ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit”.
Krah tij, kreu i Urgjencës Skënder Brataj ka dhënë më shumë detaje për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
“Janë tre drejt Tiranës, tre të tjerë janë në Lushnje. Është rakorduar në kohë rekord. Në vendngjarje është mbyllur çdo gjë, s’ka më njeri të dëmtuar”. /tesheshi.com/