Ishte një fitore lotarie që theu të gjitha rekordet në 2011: 161.7 milion paund, ose 185 milion euro në atë kohë. Shuma është e mjaftueshme për të blerë 5.5 tonë ar ose tre aeroplanë Airbus A320.
Fituesi Colin Weir, një ish-kameraman nga Skocia, shpenzoi rreth 44 milion euro deri në vdekjen e tij vitin e kaluar.
Ai shpenzoi mesatarisht rreth 100,000 euro në javë, nga momenti kur fitoi lotarinë në korrik 2011 deri në vdekjen e tij në dhjetor 2019. Për çfarë i shpenzoi Colin Weir 44 milion para se të vdiste në moshën 72 vjeç?
– Katër vetura luksoze: Old Bentley Arnage, Jaguar F-Pace SUV, Mercedes E-Class dhe MPV Mercedes V-Class.
– Mobilje, bizhuteri dhe art me vlerë 231,000 euro.
– Ai dha 2.7 milion euro për klubin e tij të preferuar të futbollit Partick Thistle, dhe me ato para klubi ishte në gjendje të shlyente borxhet.
– Një shtesë prej 55 përqind e aksioneve të Partick Thistle u dhuruan tifozëve pasi u përhapën zërat se një konsorcium i huaj dëshironte të merrte përsipër klubin.
– Ai e bleu një pronë për 3.8 milion euro, komplet me të gjitha orenditë, me gruan e tij të atëhershme Christine.
– Ai bleu një shtëpi në plazh me pesë dhoma gjumi për 1.2 milion euro dhe u transferua atje në 2018 pasi u divorcua nga gruaja e tij.
– Ai dha miliona donacione, përfshirë një shumë të madhe për fushatën e pavarësisë së Partisë Kombëtare Skoceze, por referendumi për shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar dështoi.
– Ai bleu aksione të tre kuajve të garës.
– Ai u dha para miqve.
– Ai organizoi një mbrëmje lamtumire për më shumë se një milion euro pak para vdekjes së tij, ku miqtë e tij e ai festuan në hotelin “Trump” në Skoci. /teshesh.com/