Keni parë ndonjë herë piktura me këna? Artistja nga Gaza është e vetmja në fakt që e përdor kënanë për të pikturuar, sidomos vepra arkitekture.
Kjo është mënyra e saj për të treguar situatën në Palestinë që gjithashtu e përdor dhe si një biznes të vogël me pak fitime.
Piktura me këna është vërtetë një art i lodhshëm sepse kërkon përqëndrim dhe dorë të lehtë.
Fatima kalon nga tri, katër apo pesë orë në ditë për një tablo të vetme. Megjithatë ka arritur të mbledhë mjaftueshëm para duke shitur veprat e saja për të mundësuar një ekspozitë në vitin 2020 titulluar “Toka dhe Kënaja”. /tesheshi.com/