Mbi 5 milionë kërkesa nga 193 vende të ndryshme (nga 1 milion të disponueshme) ka patur për biletat e Euro 2016 në Francë (10 qershor – 10 korrik), bëri të ditur UEFA në Pragë.
“Kjo tregon interesimin e madh të publikut për këtë organizim, që është cilësuar si event botëror dhe jo vetëm evropian”, deklaroi Gianni Infantino, sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, gjatë një konference shtypi pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Unionit të Federatave Evropiane të Futbollit.
Euro 2016 në Francë do të jetë i pari me pjesëmarrjen e 24 ekipeve.