Në jug të Kinës dhe më saktësisht në qytetin Zhangye, në provincën Gansu ekziston një fshat, i cili duket sikur është pikturuar në bazë të imagjinatës së njerëzve apo me programe kompjuterike siç është Photoshop-i, por që është i vërtetë dhe real, i krijuar nga Krijuesi e jo nga dora e njeriut.
Parku gjeologjik i Danxia Landform (i njohur ndryshe si mali ylber) është vepër e Krijuesit, e cila ka arritur të krijojë një peizazh që duket si i dalë nga filmat vizatimorë.
Ngjyrat e tij janë krijuar si pasojë e erozionit në shekuj dhe gurët janë ngjyrosur në të kuq, çka është një fenomen me të vërtetë i rrallë. Zona është rreth 300 kilometra katrorë e madhe dhe është futur në listën e pasurive njerëzore të nbrojtura nga Unesco. /tesheshi.com/