Një ditë më parë gjykata e lartë në Kroaci vendosi për ekstradimin e Ismail Morinës-Ballisti, drejt Serbisë. Tashmë i përket qeverisë kroate të vendosë se çfarë do të bëhet me Morinën.
Në pritje të vendimit, ministrja e Drejtësisë së Serbisë ,Nela Kuburoviç, deklaroi se gjykatat serbe mund të sigurojnë gjykim të drejtë dhe të ndershëm për Ismail Morina-Ballisti.
Lajmin e ka publikuar Blic, sipas te cilit ministrja thekson: “duhet të theksoj se spekulimet e medias që nuk do të jenë një gjyq i drejtë ose se nuk do të kenë kushtet e duhura në paraburgim, janë të pasakta”.
Ajo kujtoi se në raportet e fundit të të gjitha institucioneve përgjegjëse që vizituan burgun në Serbi, deklaruan se ne to nuk ka tortura dhe se gjendja e të burgosurve është përmirësuar dhe krahasuar me vitet e kaluara.
“Gjykatat serbe mund të ofrojnë një gjykim të drejtë dhe të ndershëm”, tha Kuburoviç.
“Sa i përket këtij rasti, duhet pritur vendimin e ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, por besoj se kolegu do të sillet në pajtim me vendimet e plotfuqishme dhe se Morina do të ekstradohet në Serbi, në mënyrë që të mund të kryhet procedura penale, e cila ka nisur para Gjykatës së lartë në Beograd”, u shpreh ajo. /tesheshi.com/