Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ekonomia joformale po e shkatërron ekonominë e Kosovës, dëmet shkojnë deri në 570 milionë euro

by te Sheshi
03/04/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Ekonomia joformale po e shkatërron ekonominë e Kosovës, dëmet shkojnë deri në 570 milionë euro

Nga Bashkim Kastrati

Ekonomia joformale është njëri nga faktorët që po ndikon në moszhvillimin ekonomik të Kosovës. Ekspertët e ekonomisë thonë se ekonomia joformale aktualisht është 30-40 për qind të buxhetit total, ndërsa pjesa veriore e Kosovës, aje ku nuk shtrihet dora e shtetit, është çerdhja e ekonomisë joformale.

Ndërsa në vitin 2015, ekonomia joformale në Kosovë, nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe nga Qeveria, pranohet se është deri në 40 për qind. Ky evazion fiskal për ekspertë të çështjeve ekonomike konsiderohet mjaft shqetësues, pasi që po krijon konkurrencë të padrejtë në ekonominë e tregut, pra që nuk kryhet tatimi sipas ligjit

Ekonomia joformale ndikon në çrregullimin e rrjedhave ekonomike në Kosovë, ndikon në zvogëlimin e formimit të mjeteve buxhetore por edhe në çrregullimin e tregut ku paraqitet një konkurrencë jolojale.

Se sa e dëmton vendin një ekonomia joformale kaq e lartë, tregon krijimi i një ambient të pafavorshëm dhe të pabarabartë për ato biznese që paguajnë tatimet me rregull. Ekzistenca e ekonomisë joformale po e dëmton konkurrencën në treg dhe sidomos ato biznese që punojnë ndershëm dhe respektojnë ligjet e Kosovës.

Që nga mbarimi i luftës, ekonomia joformale ka pas një prani jashtëzakonisht të madhe në Kosovë dhe ka ndikuar drejtpërdrejtë në moszhvillimin ekonomik të vendit. Por edhe gjashtëmbëdhjetë vjet pas luftës ekonomia joformale mbetet një problem serioz për Kosovën. Gjithashtu, futja e mallrave në mënyrë ilegale sidomos nga veriu, po i konvenon disa biznesmenëve për t’i ikur tatimit.

Autoritetet doganore të Kosovës brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2014, kanë evidentuar afër 800 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme. Vlera e mallit që është tentuar të hyjë si kontrabandë, përmes pikave kufitare dhe në kufirin e ashtuquajtur Vija e Gjelbër, sipas përfaqësuesve të Doganave të Kosovës arrin në mbi një milion euro.

Ibrahim Rexhepi drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale – STRAS, ka thënë për tesheshi.com se Kosova ka një shkallë shumë të lartë të informlitetit. Pjesëmarrja e tij në prodhimin e përgjithshëm vendorë sillet në mes 27-35 për qind. Sipas tij, duhet pasur parasysh se këto janë matje që datojnë para disa viteve, prandaj nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare që mund të tregojë saktësisht se sa është informaliteti.

Ai thotë se në zonën  jashtë ligjit qarkullon më shumë se një e treta e produktit të përgjithshëm, madje në të gjitha fushat dhe se mund të thuhet se një pjesë e tij  mund të jetë edhe në ekonominë e zezë apo atë të krimit.

“Kjo fillimisht dëmton  buxhetin e  shtetit, pasi që  i tërë ky qarkullim nuk i nënshtrohet tatimit.  Nëse kemi të bëjmë me 2,2 miliardë sa është totali i ekonomisë  joformale, do të thotë se buxheti humbë deri në mbi 570 milionë, aq sa është sivjet  vëllimi i pagave, apo i investimeve në sektorin publik. Por, informaliteti prishë konkurrencën, krijon pasiguri në tregun e punës dhe çrregullon proceset normale për zhvillim ekonomik”, thotë Rexhepi.

Çdo raport që prezanton nivelin e korrupsionit, e vë Kosovën në shkallë të lartë, ai korrupsion është i lidhur drejtpërdrejt edhe me shkallën e ekonomisë joformale, sepse nëse ekonomia formale është e forcuar, atëherë është shumë më vështirë edhe për korrupsionin të bëhet dhe të fshihet. Ndërsa, me këtë nivel të joformalitetit, sigurisht që edhe korrupsioni gjen strehë të lehtë.

Në bazë të një ankete që ka bërë Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës me biznese të Kosovës, ka ardhur në konkludim se bizneset janë të pakënaqura me punën e institucioneve të Kosovës sa i përket luftimit të ekonomisë joformale.

Kjo anketë që është bërë me 652 biznese në shtatë rajone më të mëdha të Kosovës, ka rezultuar se 34 për qind e bizneseve mendojnë se Administrata Tatimore e Kosovës nuk bën aq shumë për të luftuar ekonominë joformale, e derisa vetëm 51 për qind janë të bindura që merr masa të mjaftueshme për ta luftuar joformalitetin.

Veriu, promotor i ekonomisë joformale

Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet burimi kryesor i ekonomisë joformale. Vetëm mallrat që hyjnë nga veriu shkaktojnë shumë humbje, e kur kësaj i shtohet edhe dukuria e korrupsionit që lejon futje të mallrave “në të zezë” edhe në anët tjera të vendit, atëherë shihet qartë se sa mund te jenë humbjet. Sipas përllogaritjeve të përafërta këto humbje arrijnë pothuajse 20 për qind të buxhetit total të Kosovës. Nga kjo lloj ekonomie dhe si pasojë e kësaj është edhe rënia e investimeve, rritja e papunësisë dhe problemeve sociale.

Viteve të fundit Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), është marrë me hulumtimin e ekonomisë joformale në pjesë të ndryshme të Kosovës. Sipas AKB-së, mbi 30 për qind e mallit në tregun kosovar, llogaritet të jetë treg i zi. Sipas kësaj organizate, pjesa veriore e Kosovës është vendi ku më se shumti zhvillohet ekonomia e paligjshme.

Hulumtimet e disa organizatave ndërkombëtare, tregojnë se zhvillimi i ekonomisë joformale në Kosovë, dëmton buxhetin për rreth 700 milionë euro në vit. Ndërkaq, sipas një llogaritjeje që ka bërë Aleanca Kosovare e Biznesit në dy vitet e fundit, buxheti i Kosovës kanë humbur mbi 400 milionë euro vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës.

Si të reduktohet ekonomia joformale?

Njëra prej formave për reduktimin e ekonomisë joformale është fiskalizimi. Ka shumë biznese që ende nuk janë pajisur me arka fiskale, derisa ka edhe plot tjera që kanë arka fiskale, por që në shumë raste nuk i fusin në funksion.

Pra një mundësi e mirë për luftimin e ekonomisë joformale është pajisja e bizneseve me arka fiskale, ku përveç tatimit real që do të merret dhe do të evitohej çdo lloj manipulimi me fatura, një gjë e mirë nga ky proces është se është e domosdoshme që të regjistrohet prejardhja e mallrave. Pikërisht ky fakt është duke ndikuar që disa biznese të mëdha po hezitojnë që të pajisjen me arka fiskale. Shumë biznese funksionojnë në të zezë, disa janë të regjistruara dhe paguajnë tatim për vetëm një pjesë të qarkullimit të tyre, e shumë pak prej tyre mund të thuhet se janë të përgjegjshme ndaj obligimeve të tyre ligjore, ose ndaj pagesës së tatimit.

Ekonomisti Ibrahim Rexhepi thotë se ekonomia joformale ndodh në lëmi të qarkullimit të mallrave (kontrabanda), punësimit,  mosdeklarimit real të qarkullimit të mallrave, etj. Ai thotë se ndonëse është vështirë që kjo dukuri të çrrënjoset, meqenëse kjo ende nuk po ndodhë në asnjë vend, megjithatë ka hapësirë që të jetë më i vogël.

“Për këtë duhet mobilizim i të gjithë mekanizmave të shtetit – gjyqësia, policia, institucionet tatim-mbledhëse, meqenëse individualisht këtë asnjëra nuk mund ta bëjë. Si konkludim  del se  veprimi i shtetit zvogëlon informalitetin, fillimisht duke ofruar përfitime  për futje në zonën e veprimit formal, e nëse kjo nuk sjell efekte, atëherë përmes ndjekjes dhe ndëshkimeve ligjore”, mendon Rexhepi. /tesheshi.com/

Related Posts

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?
Ekonomi

Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?

08/05/2025
Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë
Azia

Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

08/05/2025
Next Post
Ditë e zezë për peshëngritjen – skandali i dopingut, pezullohen Godelli, Begaj dhe Pulaku

Ditë e zezë për peshëngritjen - skandali i dopingut, pezullohen Godelli, Begaj dhe Pulaku

Goal.com tregon se kush e fiton Premierligën

Goal.com tregon se kush e fiton Premierligën

Një mrekulli e natyrës për shëndetin, çaji i bardhë dhe cilësitë e tij

Një mrekulli e natyrës për shëndetin, çaji i bardhë dhe cilësitë e tij

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Pragvizita e Trump-it në Gji, një paralajmërim amerikan për Izraelin

Pragvizita e Trump-it në Gji, një paralajmërim amerikan për Izraelin

08/05/2025
Rezultati i së dielës: kjo është “skedina” socialiste nga Kuçi

Rezultati i së dielës: kjo është “skedina” socialiste nga Kuçi

08/05/2025
Pse po përjetohen orë ekstaze në PD?

Pse po përjetohen orë ekstaze në PD?

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni