Natën e 29-30 tetorit 2022, akrepat e orës zhvendosen një orë pas.
Akrepat e orës do të zhvendosen me saktësisht një orë mbrapa, domethënë nga tre e mëngjesit në dy të mëngjesit.
Pas lëvizjes së akrepave në orë priten ditë më të shkurtra ndhe netë më të gjata.
Ku është “ngecur” me pezullimin e lëvizjes së orës?
Iniciatori fillestar i pezullimit të lëvizjes së orës ishte ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Problemet u ngritën edhe për shkak se vendet në nivel të Bashkimit Evropian nuk mund të bien dakord se cilën orë të mbanin, dimër apo verë, pasi secili vend kishte preferencat e veta.
Ekzistojnë tre zona kohore në Bashkimin Evropian, nëse nuk llogariten territoret përtej detit të shteteve anëtare jashtë kontinentit evropian. Më e madhja është zona e Evropës Qendrore nga Polonia në Spanjë. Nëse do të pranohej ora e përhershme e ditës, do kishte disa komplikime.
Në rastin e llogaritjes së përhershme të dimrit, do të errësohej më herët gjatë verës dhe dielli do të lindte shumë herët në lindje. Për shembull në Bialystok, Poloni, dielli do të lindte në orën 3:01 të mëngjesit të një dite vere.
Fermerët kanë paralajmëruar se lëvizja e orës i ngatërron lopët, të cilat papritur e marrin ushqimin e tyre një orë më herët ose më vonë, duke e bërë të vështirë për to tolerimin e saj. /tesheshi.com/