Një rast i pazakontë ndodhi në Kinë, kur një burrë u shtrua në një spital në Zhangzhou pas dhimbjeve të gjoksit.
Ndaj tij u krye një rreze X për të përcaktuar shkakun e dhimbjes dhe kollës shoqëruese, ku dhe u diagnostikua me një infeksion mushkëror, duke u mbajtu në trajtim.
Mjekët përcaktuan shkakun pasi morën historinë e tij mjekësore.
Ata zbuluan se gjendja e tij ishte shkaktuar më shumë nga zakoni i tij për të nuhatur çorape të konsumuara në fund të ditës.
Mjë infeksioni i kërpudhave që ai pati në këmbë u transmetua në mushkëritë e tij ndërsa nuhatte çorapet, duke injektuar spore të kërpudhave në trupin e tij.
Eshtë interesante pasi kjo nuk duhet të shkaktojë shtrimin në spital, por është një zakon afatgjatë dhe i shpeshtë dhe një kombinim i rrethanave të pafat dhe sëmundjeve të kërpudhave, sipas asaj ç’farë përcaktuan mjekët.
“Infeksioni mund t’i atribuohet mungesës së pushimit të pacientit, sepse ai kishte një fëmijë të vogël në shtëpi dhe flinte keq, duke bërë që imuniteti i tij të binte”, tha Mai Zhuanying i Spitalit Zhangzhou. /tesheshi.com/