Marulet e egra janë përdorur si një “vrasës natyral” i dhimbjeve dhe si qetësues për mijëra vite. Në vitet 1800, marulet e egra u konsideruan si zëvendësim për opiumin.
Edhe sot, në Francë, uji i distiluar nga marulet e egra përdoret si një qetësues. Hulumtuesit në Iran kanë gjetur se marulet janë përdorur si qetësues edhe para periudhës viktoriane.
Kjo bimë është përdorur me sukses edhe në zbutjen e simptomave të kollës. Bima e egër ka një efekt qetësues që e bën të mrekullueshëm për ankthin. Madje kjo bimë besohet të zvogëlojë frekuencën dhe ashpërsinë e dhimbjeve të kokës nga migrena.
Megjithatë konsumimi i maruleve në doza të mëdha mund të shkaktojë vjellje, ankth dhe marramendje. Prandaj këshillohet që ta konsumoni në doza të moderuara./tesheshi.com/