E mbani mend Tarzanin e famshëm, u ju që jeni te të 50-tat e sipër? Pra filmin që në kohën e komunizmit e shihnim nga stacionet e huaja, kryesisht ato të ish-Jugosllavisë?
E pra, aktori që e luajti rolin e tij u shua në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Alamos, Santa Barbara, raporton BBC. Quhej Ron Ely.
Tarzan u transmetua në kanalin televiziv NBC nga viti 1966 deri në 1968. Gjatë xhirimeve, aktori vazhdimisht theu kockat dhe u plagos nga kafshët e egra gjatë aventurave filmike.
Aktori u tërhoq nga bota e aktrimit në vitin 2001 dhe iu përkushtua familjes së tij dhe shkrimit të romaneve.
Gjatë asaj kohe, Ron Ely botoi dy romane, dhe në vitin 2014 ai u kthye përkohësisht në botën e aktrimit me rolin e plakur Amish në filmin “Expecting Amish”.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vajza e tij në rrjetet sociale.
“Bota humbi një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë dhe unë humba babain tim”, shkroi ajo.
Tarzani tërhiqte për pamjen e tij mashkullore, stilin e jetesës në xhungël mes kafshëve, aventurat e saj dhe miqësinë me majmunin Çita. /tesheshi.com/