Edhe pse në brendi të veshit, këto pika nuk janë aspak estetike dhe mund t’ju krijojnë një ndjenjë bezdie sidomos kur zmadhohen si pasojë e mbiprodhimit të yndyrës. Më poshtë ju njohim me dy mënyra natyrale për të trajtuar këtë problem:
1.Sodë buke: Trajtimi me sodë buke është një ndër trajtimet më efektive që heq plotësisht pikat e zeza në vesh. Përmbajtja e saj në trajtë pluhuri shërben si një scrub natyral që depërton në thellësi të sebumit të pikave të zeza dhe duke qenë se përmban veti antiseptike i pastron ato. Në një enë shoni një lugë çaji sodë bukë, një lugë gjelle ujë dhe dy-tre pika të vajit të pemës së çajit. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë derisa të formohet një pastë dhe me ndihmën e një kunji pambuku fërkoni pjesën ku janë pikët e zeza. Lini pastën në vesh për 10-15 minuta. Në fund pastrojeni me një peshqir të ngrohtë. Ky trajtim duhet aplikuar një javë rresht.
2.Uthull molle: Uthulla e mollës ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiseptike, antioksidantë dhe antiinflamatorë që neutralizojnë yndyrën derisa e shpërbëjë atë. Në një filxhan shtoni një lugë gjelle uthull molle dhe një lugë gjelle ujë. Dhe me ndihmën, sërish të një kunji pambuku fërkoni pikat e zeza për 5 minuta. Përsëritni këtë procedurë 2-3 herë derisa të hiqni plotësisht pikat e zeza dhe të parandaloni formimin e të rejave.