Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës i ka caktuar masën 30 ditëshe të paraburgimit deputetes së AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i saj, Arianit Koçi.
Ai e ka konsideruar vendimin e gjykatës themelore si të padrejtë, duke thënë se do të procedojë ankesë.
Sekretari i VV-së Dardan Molliqaj, i cili ua kumtoi lajmin për masën e shqiptuar ndaj deputetës së AAK-së protestuesve të mbledhur para Qeverisë, ka thënë se pushteti i Hashimit dhe Isës për 16 vjet nuk e ka arrestuar asnjë kriminel, ndërsa sot po e arreston deputeten Kadaj.
Molliqaj ka thënë se osë do t`i arrestojnë të gjithë ose marrëveshjet e Asociacionit dhe Demarkacionit nuk do të kalojnë.
/tesheshi.com/