Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Edi Rama, nga “kërbaçi” në “kulaç”: a mos po futet në fushatë elektorale?!

Nga te Sheshi
18/11/2015
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Edi Rama, nga “kërbaçi” në “kulaç”: a mos po futet në fushatë elektorale?!

Nga Luljeta Progni

Dy lëvizje të rëndësishme ka ndërmarrë kryeministri Rama këtë javë. E para ishte heqja e taksës për biznesin e vogël dhe e dyta paketa “Agro 100”.

Hapi i parë është heqja e tatimit të thjeshtuar për 83 mijë biznese të vogla, si edhe ulja e tatimit të thjeshtuar nga 7.5 në 5 për qind për 16 mijë biznese të tjera.

Masa ka një efekt të konsiderueshëm psikologjik e propogandistik, ndërkohë që në aspektin financiar, ajo që humbet buxheti është shumë e vogël, vetëm 10 milionë dollarë. Kjo, duke llogaritur që evazioni në 100 sipërmarrjet vip është shumë herë më i lartë.

Rama deklaroi gjatë publikimit të uljes së taksës se vetëm nga 16 biznese vip të kontrolluara, tatimet kishin zbuluar një evazion fiskal prej 34 milionë dollarë.

Si të ishte në fushatë elektorale, Rama nxitoi ta paraqesë këtë lëvizje duke e propaganduar si një ndihmë të madhe për biznesin e vogël.

Lëvizja e dytë është “Agro 100” dhe ajo ka dy komponentë. Përmes Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, qeveria vë në dispozicion 1 milion euro në 5 vjet për çdo sipërmarrës që ngre ferma me mbi 100 hektarë.

I dyti, 100 mijë euro për 5 vjet për ata që ngrenë një serë me sipërfaqe deri 1 hektarë. Ndërkohë, qeveria në bashkëpunim me BERZH ka vënë garanci për kreditimin e bujqësisë.

Parashikohet të mbulohen 300 milion euro kredi në 3 vjet. Mbështetja shkon për çdo sipërmarrje që nisin nga prodhimi bujqësor, përpunimi dhe shitja e prodhimeve bujqësore.

Këto dy lëvizje taktike të kryeministrit pritet të pasohen me të tjera të kësaj natyre të cilat synojnë të zbusin klimën e ashpërsuar skajshëm mes qeverisë dhe biznesit.

Mesa duket ka përfunduar pa sukses faza e parë e ndëshkimit, ose thënë në gjuhën popullore faza e kërbaçit dhe ka nisur faza e kulaçit.

Rama siduket e ka kuptuar që më këtë mënyrë nuk mund të marrë rezultate pozitive, duke iu kthyer mënyrës më të butë për të rifituar raportet normale me sipërmarrjen.

Por versioni tjetër i mundshëm është që mazhoranca të jetë në prag të një krize të thellë e cila mund të shpërthejë nga momenti në moment, nga e cila të provokohen zgjedhje të parakohshme.

Nëse kjo situatë do ta gjente Ramën në raporte agresive me sipërmarrjen, kjo do të ishte një kosto e madhe elektorale. Pakënaqësive të sipërmarrjes i bashkohen edhe qytetarë të shumtë të prekur nga aksionet e qeverisë kundër vjedhjes së energjisë e kundër ndërtimeve pa leje.

Efektet e këtyre aksioneve, nëse nuk do të pasoheshin me këto lëvizje që po kryen këto ditë, do të çonin ndoshta edhe në humbje të thellë nëse do të zhvilloheshin zgjedhje.

Kur i shpalli aksionet anti-evazion, kundër vjedhjes së energjisë, kundër ndërtimeve pa leje, kundër shpërdorimit të ujit,  kryeministri u shpreh i palëkundur për të ndëshkuar çdo shkelës ligji. Dhe, duket i pashpjegueshëm nxitimi i Ramës për të mos pritur efektet e aksioneve të tij të cilat kanë në thelbin e tyre kërcënimin me burg.

Por zhvillime ka pasur edhe në selinë e PS-së që çojnë ujë në mullirin e zgjedhjeve të parakohëshme si version hipotetik.

Pak ditë më parë është ngritur një grup pune për organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përfshihen aty krerët e lartë të PS-së në qendër dhe në bazë. Në krye është  Gramoz Ruçi, ndërsa në krah të tij janë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, zvkryeministri Niko Peleshi, kryebashkiakët Erjon Veliaj e Dritan Leli, si dhe të tjerë anëtarë të forumeve të larta drejtuese të PS-së.

Ky grup pune, do ishte normal për muajt pak para zgjedhjeve të vitit 2017, siç i takon të mbahen sipas rendit normal kushtetues. Ndërsa kjo urgjencë e Ramës për të përgatitur partinë dy vjet para, të bën të lexosh një pasiguri tek raportet e koalicionit qeveritar.

Dështimi në votimin e dy ligjeve në parlament në pesë seancat e fundit, fakton problematikën brenda koalcionit. Janë dy projektligje të qeverisë që presin 84 votat e mazhorancës prej gati një muaji. Projekligji i ri  që parashikon ndryshime në Kodin Penal si dhe projektligji për ndryshime në Kodin Rrugor, kanë një muaj që janë në axhendën e Kuvendit, por nuk janë votuar për shkak se në të gjitha momentet kur është dashur të votohen, kanë munguar deputetët e LSI-së.

Dorheqja e paqartësuar e ministrit  Nasip Naço, ishte një tjetër lëkundje për koalicionin e majtë.  Ndaj dhe lëvizjet e Edi Ramës duken të jenë si një strategji për të qënë gati në një situatë të mundshme krize brenda mazhorancës e cila do të diktonte zgjedhje të parakohshme. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Edhe NATO ndaloi TikTok-un
Politikë

Edhe NATO ndaloi TikTok-un

01/04/2023
Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin
Politikë

Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin

01/04/2023
Pse britanikët nuk e duan këtë grua në krye të NATO-s?
Politikë

Pse britanikët nuk e duan këtë grua në krye të NATO-s?

01/04/2023
Lajme të tjera
Me mandarinë, një maskë për zbardhjen e lëkurës

Me mandarinë, një maskë për zbardhjen e lëkurës

Prangat në duart e opozitës, ja si u përndez Prishtina (video)

Prangat në duart e opozitës, ja si u përndez Prishtina (video)

10 çika nga Kosova “përplasen” me policinë e Lezhës: përgënjeshtrohen mes vedi për një incident në Rrugën e Kombit

10 çika nga Kosova “përplasen” me policinë e Lezhës: përgënjeshtrohen mes vedi për një incident në Rrugën e Kombit

TË FUNDIT

Një shekull mbi taste tingujsh

Një shekull mbi taste tingujsh

2 orë Më parë
Edhe NATO ndaloi TikTok-un

Edhe NATO ndaloi TikTok-un

3 orë Më parë
Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin

Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin

4 orë Më parë
Pamje: lirohen nga burgu vëllezërit Tate

Pamje: lirohen nga burgu vëllezërit Tate

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

01/04/2023
Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

01/04/2023
Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

31/03/2023
Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

31/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist