Qëkur humbi 2 penallti rradhazi, përballë 2 portierëve shqiptarë Berisha e Strakosha, Paolo Dibala ka humbur shkëlqimin, por ka humbur dhe qetësinë.
Pavarësisht ndeshjes heroike të Juventusin me Udinezen, kur bardhezinjtë shënuan 6 gola edhe pse luajtën me 10 lojtarë, argjentinasi është “kapur” duke ofenduar trajnerin Alegri, në momentin e ndërrimit.
Në fakt futja e Dagllas Kostës në vend të “Të gëzuarit”, siç thërritet me përkëdheli numri 10 i Juves, i dha të drejtë trajnerit, sepse fitoi ndeshjen, me karakter e vendosje perfekte taktike. Mediat në Itali e kanë dhënë disa herë videon ku Dibala “dërgon Alegrin në një vend”, duke sjellë në vëmendje se për një xhest të ngjashëm, Bonuçi u pezullua të luante në ndeshjen pasardhëse, në kohën kur “merrte urdhëra” nga Alegri.
Dibala nuk po shënon prej 3 ndeshjesh, por mbi të gjitha, ka humbur “gëzimin” në lojë, pikën më të fortë të tij. Do të penalizohet apo jo, e vendos Alegri, por edhe shumë “kapriço” tek Juventus nuk tolerohen, për më tepër kur skuadra fiton me gola të mesfushorëve e mbrojtësve./tesheshi.com/