Ky është një ndër ato momente, ku të qënit i ndërgjegjshëm dhe human, vlen më shumë se gjithçka.
Edhe pse ishte dita më e rëndësishme e jetës, një dhëndërr në parkun e Kembrixhit, u hodh në ujë kur pa se një fëmijë po rrezikonte të mbytej.
Ishte fat që Clayton dhe Brittany Cook po realizonin një set fotografish.
Burri shikon që në ujë kishte rënë një fëmijë dhe po përpiqej për të dalë nga andej, por po shfaqte vështirësi.
Pa u menduar, Clayton u hodh në ujë dhe tërhoqi fëmijën në breg. Fotografët e tyre kapën momentin e shpëtimit të djalit dhe fotot u bënë virale në mediat sociale./tesheshi.com/