Vetëvendosje e konsideron Hashim Thaçin një tradhëtar ndaj vendit, e që për këtë arsye duhet të përgjigjet penalisht. Kështu gjykon forca e udhëhequr nga Albin Kurti, aktin e nënshkrimin nga ana e Presidentit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi; e cila pritet të kalojë për ratifikim sot në Kuvendin e Kosovës.
Për këtë arsye, VV ka depozituar një padi penale ndaj Thaçin, me pretendimin e një tradhëtie nga ana e tij.
“Sot në mëngjes kemi deponuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal kundër Hashim Thaçit për shkak të tradhtisë ndaj vendit”, ka deklaruar deputetja e Vetëvendosjes, Albuena Haxhiu.
VV e ka patur dhe e ka kredo të saj politike, kundërshtimin e demarkacionit. Krah saj pak vite më parë kishte dhe AAK-në e Haradinajt, si dhe vetë këtë të fundit si kundërshtari më i flaktë i saj, por që prej ndryshimit të pozitës politike – sot Ramushi është kryeministër – nuk e ka më. Ky i fundit pothuajse e ka dhënë “ok” e tij për kalimin e demarkacionit pas firmosjes së nja marrëveshjeje të fundit, duke thënë se te ajo janë parashikuar disa rishkime teknike, pasi janë pranuar gabime në matje. /tesheshi.com/