Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DEKLARATA/ Denoncoi “veteranët e rrejshëm” të Kosovës, të gjithë krah ambasadorit zviceran

by te Sheshi
30/03/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
DEKLARATA/ Denoncoi “veteranët e rrejshëm” të Kosovës, të gjithë krah ambasadorit zviceran

Një nga një ambasadorët e vendeve të QUINT-it, dolën në mbështetje të kolegut të tyre zviceran, ambasadorit Jean Humbert Lebet, pasi një ministër në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se “po të pyetej ai, do ta largonte ambasadorin zviceran nga Kosova”. Kjo deklaratë e ministrit Lekaj për ambasadorin zviceran erdhi pas deklaratave të këtij të fundit gjatë një përurimi të një ujësjellësi në komunën e Skënderajt, investim zviceran. Aty, ambasadori Lebet tha se nuk është normale që qeveria e Zvicres të investojë në ujësjellës e qeveria e Kosovës paguan veteranë të gënjeshtërt të luftës.

“Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financojë ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 për qind e vlerës për veteranët e luftës. Nuk jemi të lumtur të shohim, nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhen, jo për të financuar veteranët e rrejshëm, do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit”, tha ambasadori Lebet.

Reagimi i ministrit kosovar

Kjo deklaratë nuk i pëlqeu ministrit Pal Lekaj, i cili gjatë një interviste në një televizion lokal tha se, “ambasadori duhet me qenë i kujdesshëm, në deklarime të tilla para masës së njerëzve”.

“Nuk është ambasadori me u marrë me të gjitha ato. Unë përulem para ndihmave, sepse nëse dikush ka marrë fonde prej Zvicrës jam unë. Por, publikisht para qytetarëve ta lidhë një çështje të investimeve me një çështje që është e ndjeshme dhe t’i quaj mashtrues veteranët është e pakuptimtë”, tha Lekaj.

Mbështetje nga ambasadorët e tjerë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt e mbështeti deklaratën e kolegut zviceran Jean Humbert Lebet, i cili adresoi kritika ndaj institucioneve të Kosovës. “Kolegu zviceran tha atë që shumë prej nesh mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi të angazhuar për të ndihmuar. Gjermania dhe Zvicra përkrahin me 10 milionë euro Kosovën për ujë dhe trajtim të ujërave të zeza që nga viti 1999, jemi krenarë për atë që bashkëpunimi ynë me Kosovën ka arritur tek njerëzit! Por atëherë edhe pyetjet janë legjitime për shpenzimet e qeverisë. Jo mbi parimin e pensioneve, por për mënyrën se si ato menaxhohen. Për shkak se ne duhet t’ua shpjegojmë taksa paguesve, se përse po e bëjmë atë që po e bëjmë për të mirën e njerëzve në Kosovë”, ka shkruar ambasadori gjerman Christian Heldt.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili tha se ka ardhur koha që populli i Kosovës ta dojë vendin dhe të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. “Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli, i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, shkroi ambasadori Ruari O’Conell. Në mbështetje të ambasadorit zviceran, dolën edhe ambasadori francëz dhe ai italian.

Partia më e madhe opozitare – LDK e quajti skandaloze deklaratën e ministrit Lekaj nw adresw tw ambasadorit zviceran. Shefi i grupit parlamentar tw saj, Avdullah Hoti, tha se ministri Lekaj duhet shkarkuar nga detyra, pasi sipas tij “është i paprecedent rasti që një ministër i qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori. Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës. Në paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarëve të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj, është më se legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit. Vetëm shkarkimi i këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”, shkroi në profilin e tij, Avdullah Hoti.

Edhe ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli, në emër të qeverisë së Kosovës në një deklaratë për media tha se Konfederata Helvetike, së bashku me SHBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe vendet e tjera perewdimore, ka mbështetur fuqishëm rrugëtimin e Republikës së Kosovës në të gjitha etapat. “Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut tê madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicra”, thotë në deklaratën e tij shefi i diplomacisë kosovare Behxhet Pacolli.

Pas gjithë këtyre reagimeve, ministri Pal Lekaj takoi ambasadorin zviceran, e tha se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti. “Ministri Lekaj, në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën”.

Në deklarimin e tij, Lekaj ka theksuar se do të duhej një letër sqaruese për akuzat se veteranët në Kosovë janë të rrejshëm, për çka institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë një vendim – thuhet në komunikatën e zyrës së Lekajt.

Marrë nga DW

Related Posts

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Hakan Fidan: “Më helmuan!”
Politikë

Hakan Fidan: “Më helmuan!”

10/05/2025
Borrell “shpartallon” BE-në: “Gjysma e bombave mbi Gaza vijnë nga ne!”
Politikë

Borrell “shpartallon” BE-në: “Gjysma e bombave mbi Gaza vijnë nga ne!”

10/05/2025
Next Post
VIDEO/ Incident gjatë vizitës së Papa Françeskut në Marok: një përson turret drejt makinës së mbretit

VIDEO/ Incident gjatë vizitës së Papa Françeskut në Marok: një përson turret drejt makinës së mbretit

Basha pason Ramën në Durrës: po fryn era e ndryshimit

Basha pason Ramën në Durrës: po fryn era e ndryshimit

Saga e krimit në Shkodër, Lleshaj ndërron kupolën e policisë aty: betejë që duhet fituar

Saga e krimit në Shkodër, Lleshaj ndërron kupolën e policisë aty: betejë që duhet fituar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Hakan Fidan: “Më helmuan!”

Hakan Fidan: “Më helmuan!”

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni