Drejtuesi i një makine ka qenë me shumë fat, kur një traktor që drejtohej nga një 19-vjeçar nën ndikimin e drogës ka hyrë në korsinë e kundërt dhe e ka rafshuar.
Përplasja që ndodhi në Suffolk të Britanisë u kap nga kamerat e sigurisë me pamjet e shfaqura në gjykatë, e cila dënoi traktoristin 19-vjeçar me një dënim tetë javë burg me kusht.
Tyler Sowerby, 19-vjeç, pranoi se drejtonte traktorin nën ndikimin e drogës, ndodhur kjo në shkurt 2022, kur një test gjaku nga Policia tregoi se ai kishte përdorur kokainë.
19-vjeçari do të duhet të bëjë 10 ditë shërbim në komunitet dhe i është ndaluar të drejtojë traktorin për tre vjet. /tesheshi.com/