Mesa duket motori më gjigand i kërkimit nuk shkëlqen vetëm në kërkim.
Bazuar në të dhënat e Statcounter, shfletuesi i kompanisë Chrome është porta kryesore drejt internetit në mbarë botën.
Google udhëheq në desktop, një platformë e cila zihej nga Internet Explorer dhe Firefox përpara se Google ti parakalonte në 2012-ën dhe 2011-ën.
Por, Google dominon edhe në shfletimin për pajisjet celulare.
Falë prezencës në qindra miliona telefonë Android, tregu i Chrome në platformat mobile është 47% ndjekur nga Safari me 21%./tesheshi.com/