Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë nuk shkon me Prishtinën e re në raport me të vjetrën – flet arkeologu Tomor Kastrati

by te Sheshi
26/09/2015
in Intervista
Reading Time: 8 mins read
A A
Çfarë nuk shkon me Prishtinën e re në raport me të vjetrën – flet arkeologu Tomor Kastrati

Nga Shkëlzen Rrecaj

Kryeqendra e Kosovës, Prishtina, ashtu sikurse qytetari i saj, po përballen me një krizë identiteti. Shumë prej lagjeve, pazarit dhe objekteve karakteristike të qytetit tani i takojnë historisë. Shkatërrimi i kësaj trashëgimie, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar u bë me motivacion politik, “Rrënojmë të vjetrën, ndërtojmë të renë”, ndërsa pas luftës së fundit edhe ajo që kishte mbijetuar, nuk u trajtua ne nivelin e duhur.12033406_10153624395216950_317892864_n

Në lidhje me këtë temë të rëndësishme për qytetin tonë, “tesheshi.com” takoi arkeologun Tomor Kastratin, i cili me kënaqësi pranoi që të zhvillonte një bisedë për këtë çështje shumë të ndjeshme…

A mund të na tregoni nga e ka marrë emrin kryeqyteti i Kosovës, Prishtina?

Emri ‘Prishtinë’ nuk dihet nga ka ardhur si dhe kur është përdorur për herë të parë. Bazuar në kriteret e etimologjisë më së shumti ngjason me fjalën latine “Pristina” që d.m.th i vjetër, i lashtë, i dikurshëm, i mëparshëm.

Në cilën pjesë i hasim gjurmët e vjetra të Prishtinës?

Gjurmët e vjetra në arealin e Prishtinës janë konstatuar në disa lokacione që datojnë në periudha të ndryshme. Në vitin e kaluar për herë të parë janë zbuluar gjurmët e kalasë në afërsi të lagjes Mati, në lokacionin që qytetarët e Prishtinës i thonë  “Te Kalaja”. Nga rezultatet e deritanishme të hulumtimeve gjeneza e qytetit vjen nga ana lindore Gërmi dhe Matiqani, ku janë ndeshur gjetje arkeologjike para romake dhe mesjetare. Megjithatë, historia dhe identiteti i qytetit të Prishtinës lidhet me periudhën e “Pax Ottomana”, kur njerëzit dhe popujt e vendeve të ndryshme, në këtë rast te Ballkanit, të përfshirë në një shtet të madh që njihet si Perandoria Osmane, do të çliroheshin nga frika dhe pasiguria mbi 1000 vjeçare, dhe do te shtrinin  vendbanimet jo me të fortifikuara në kodra, male e gryka, por në fusha e lugina ku jeta do të zhvillohej në një klimë multietnike, multikulturale me qëndrueshmëri shoqërore e ekonomike si asnjëherë më parë. Si rrjedhojë, edhe në Kosovë filloi një histori e re për vendbanimet dhe qytetet të cilat e ndryshuan diku më pak e diku më shumë pozicionin e shtrirjes që e kishin më herët, por pati edhe që u themeluan rishtazi.

53190705

A ka të dhëna se sa është i vjetër qyteti i Prishtinës?

Ndonëse përmendet qysh në shek XIII areali i tanishëm i Prishtinës në zanafillë identifikohet me arkitekturën dhe urbanistikën osmane. Edhe pse ende nuk ishte nën zotërimin osman, në fund të shek. XIV do të ndërtohej Xhamia e  Çarshisë, që sot mendohet të jetë objekti më i hershëm nga trashëgimia osmane në Prishtinë dhe ndër qytetet e Kosovës. Prishtina asnjëherë nuk u bë kryeqendër administrative osmane, por gradualisht u bë një qendër zejtare, tregtare e minerare gjatë shek. XV e tutje, pasi qyteti i famshëm mesjetar Novobërda, me të cilin shtrihen në të njëjtën njësi gjeografike të Gollakut, e humbi rëndësinë e vet për shkak të rrethanave të reja. Objektet që sot e karakterizojnë nga pamja e jashtme vjetërsinë e Prishtinës, përveç Xhamisë së Çarshisë që e përmendëm më herët janë një sërë objektesh tjera arkitekturore të cilat  përbëjnë zonën e vjetër të qytetit si: Xhamia e Madhe ose Fatih, Hamami i Madh, Xhamia e Jashar Pashës, ndërtesa e Muzeut të Kosovës, Kompleksi “Emin Gjiku” në të cilin ndodhet Muzeu Etnologjik etj, po edhe në rreze më të gjerë si: Xhamia e Llapit,  kompleksi ku ndodhet Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, e kështu me radhë. Këto janë elemente të trashëgimisë kulturore që e simbolizojnë Prishtinën. Prandaj, logoja e Komunës se Prishtinës, nëse merret si kriter  objekti me i lashtë, do t’i shkonte të jetë Xhamia e Çarshisë, në të kundërt pse jo ndonjë prej objekteve karakteristike moderne që i kanë hije qytetit me stilin e tyre, si Biblioteka Kombëtare ose Pallati i Rinisë.

Realisht, zona e vjetër e qytetit respektivisht bërthama e saj përfaqëson historinë dhe identitetin e Prishtinës e jo ndonjë objekt që historikisht dhe kulturalisht është jorespektiv edhe pse i zbuluar në periferi ose në ndonjë fshat përreth.

F1020021

A ka pasur interesim për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Prishtinës?

Duhet patur parasysh se qyteti i Prishtinës dhe në përgjithësi qytetet në Kosovë gjatë periudhës komuniste u janë nënshtruar një agjende politike kulturore të bazuar ideologjikisht nën slloganin “Të shkatërrojmë të vjetrën, të ndërtojmë të renë”. Më konkretisht, pjesa e vjetër e Prishtinës  ishte përfshirë në planin urbanistik të vitit 1953, plan ky që u implementua kryesisht ne periudhën e viteve 50-ta e 60-ta.

Plani përfshiu xhami, hamame, bezistene, çeshme, shtëpi karakteristike urbane të periudhës osmane, etj. Shkatërrime e dëmtime të trashëgimisë kulturore ka pasur edhe në këto vitet e pasluftës së fundit. Reagimet ndaj këtyre zhvillimeve nuk kanë munguar, mirëpo nuk janë treguar  rezultatet e duhura.

A i ka mbetur këtij qyteti ndonjë lagje e vjetër?

Në zonën e vjetër të qytetit ruhen pak elemente të lagjeve të hershme karakteristike nga periudha osmane. Jo pak prej tyre janë keqtrajtuar këtyre viteve të fundit si pasojë e neglizhencës, mosbashkëpunimit të duhur ndërinstitucional dhe mosfuqizimit për një kohë të gjatë të legjislacionit që përfshinë Planin Zhvillimor dhe Rregullativ Urban, e po ashtu nuk ka ndihmuar sa duhet as Ligji për Trashëgiminë Kulturore.

Megjithatë, ne mund të hasim disa objekte e monumente që kanë mbijetuar. Kush ka kontribuar që ato të ruhen?

Ajo çfarë ka mbetur sot është meritë e  qytetarëve të Prishtinës. Mirënjohje të veçanta i takojnë  komunitetit që rregullisht i ka shfrytëzuar këto objekte. Se sa mund të duken shqetësuese intervenimet ndaj objekteve publike po e ilustroj me reagimin e arkitektit të projektit ish-Pallati i Shtypit “Rilindja”, tash objekt qeveritar, i cili para disa muajsh qëndroi në Prishtinë.  Në njërën prej gazetave të përditshme më ra në sy artikulli i  titulluar “Ndërhyrjet në arkitekturë fshijnë historinë e Prishtinës”, ku ndër të tjera personi në fjalë kishte shprehur indinjatën e tij me fjalët ”Prishtina me arkitekturën e saj është një qytet krejtësisht pa identitet”. Nëse kështu mund të thuhet për shkak se nuk iu ruajt origjinaliteti një objekti të ndërtuar para dyzet vitesh, atëherë çfarë mund te thuhet për shpërfytyrimin e një qyteti të tërë nga një trashëgimi mbi gjashtëshekullore?!

A ka tendenca që të manipulohet kjo trashëgimi?       

Monumentet e trashëgimisë kulturore janë fakte materiale të një identiteti kulturor. Nëse ato nuk trajtohen objektivisht, atëherë mund të rrezikohet e vërteta mbi historinë dhe kulturën e një vendi dhe shoqërie.

Në Prishtinë, po edhe në qytete tjera shqiptare, ndërhyrjet  tendencioze në trashëgiminë kulturore kanë qenë sistematike dhe selektive për më shumë se një shekull. Një pjesë e tyre janë shkatërruar siç u tha më sipër, dhe kështu është fshirë një pjesë e rëndësishme e historisë.

maxresdefault

Diku janë bërë ndërhyrje të ngjashme në kuadër të punimeve restauruese duke i kontribuar shtrembërimit dhe kamuflimit te monumentit pa përjashtuar edhe ndryshimin e destinacionit. Ndërhyrje të tilla janë evidente qysh në gjysmën e parë të shek. XIX kur në Ballkan kishte jostabilitet politik dhe lëvizje për dezintegrimin e Perandorisë Osmane. Nga kjo kohë, indikative janë simbolet hebraike në Xhaminë e Jashar Pashës në Prishtinë, në Xhaminë e Hadumit në Gjakovë dhe Xhaminë e Sinan Pashës në Prizren. Vendosja e këtyre simboleve është bërë në pjesën më domethënëse, mbi mihrab (vendin e faljes së imamit) dhe në elementet konstruktive arkitektonike ku depërton ndriçimi, të cilat nuk paraqesin thjeshtë motive dekorative.  Ndonëse, ato lidhen me një kulturë krejtësisht tjetër dhe jointegrale, nga historiani i artit, studiuesi i trashëgimisë kulturore apo kushdo tjetër, këto simbole mund të interpretohen në mënyrë subjektive dhe jorelevante.  Trashëgimia hebraike në Kosovë trajtohet në mënyrë të privilegjuar institucionalisht, posaçërisht në dy mandatet e kaluara të Qeverisë së Kosovës, ku vlen të theksohen: vendimi i MKRS-së për themelimin e muzeut të këtij komuniteti brenda Muzeut te Kosovës, e që përbën sfidë për të gjitha komunitetet etnike e fetare në Kosovë; vendosja e pllakës memoriale të holokaustit në oborrin e Parlamentit të Kosovës, e që është njollosje e historisë tonë; rrethimi dhe rregullimi i “Varreve të Jahudive”, ndërsa për ironi as angazhimi më i vogël, të paktën i vendosjes se një pllake njoftuese për varrezën e vjetër të qytetit, që regjimi i dikurshëm e kishte zhdukur nga faqja e dheut dhe transformuar në park e shëtitore, e kësaj mjerisht mund t’i thuhet ndër të tjera, injorim i vetvetes.

Në anën tjetër, në emër të punimeve restauruese e konservuese i është ndryshuar pamja njërit prej monumenteve të qytetit, Hamamit të Madh. Tani pas suvatimit të pjesës së jashtme jo vetëm që nuk dallohet si monument i vjetër, por ngjanë sikur të jetë i ndërtuar këtyre viteve të fundit.

Sipas jush çfarë duhet bërë që të frenohet ky kërcënim që i kanoset trashëgimisë sonë kulturore?

Sa më shumë që qytetarët vetëdijesohen, e kuptojnë rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe janë aktiv, aq më efiçente do të jenë institucionet përgjegjëse në evitimin e parregullsive, dhe anasjelltas. Në anën tjetër, ata që  tashmë e dinë rëndësinë e saj, specialistët e fushave përkatëse, kërkohet të guxojnë dhe të kontribuojnë në mirë menaxhimin e saj. Të ‘thyhen barrierat’, e në rastin e Prishtinës, do të ishte me interes që Kuvendi Komunal ta bëjë më të lehtë qasjen tek monumentet historike, duke  e lidhur fizikisht zonën e re të qytetit me atë të vjetrën nëpërmjet sheshit kryesor. Qytetarët dhe vizitorët do të mund përjetonin shëtitje mbresëlënëse.

Sikur ekziston një klimë mosvlerësimi ndaj trashëgimisë kulturore, mungesë dashurie dhe përkujdesi edhe nga ana e qytetarëve. Si e shpjegoni këtë?

Kjo është një çështje komplekse që për ta njohur kërkon qasje studimore shumëdimensionale. Një gjendje e tillë mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm siç janë ata  shoqëror, ekonomik, politik e kështu me radhë.

Cilat janë zonat turistike të Prishtinës, cila është gjendja e tyre dhe a ka të interesuar për t’i vizituar ato?

Brenda pjesës urbane, për sa i përket vlerave të trashëgimisë kulturore, zonë turistike mund të konsiderohet zona e vjetër e qytetit, veçanërisht bërthama e saj, po gjithashtu edhe resurset natyrore siç është Gërmia. Në dalje të qytetit dhe pak më tutje janë lokalitetet e veçanta arkeologjike si Ulpiana dhe Kalaja e Novobërdës. Në udhën ndërmjet këtyre dy lokaliteteve kënaqësi sjellë kalimi pranë liqenit artificial të Badocit. Natyrisht interesimi është më i shtuar gjatë periudhës së verës, ndonëse gjendja për të plotësuar kërkesat e vizitorëve lë për të dëshiruar.

Prishtinës po i mungon një zyrë apo një udhërrëfyes për turistët. Cili është opinioni i juaj?    

Në fakt ekziston një zyrë informative e turizmit pranë Hotel Grand, po edhe në qytete tjera të Kosovës. Mirëpo në raste pakënaqësie rreth funksionimit dhe nivelit të shërbimeve, mund të kontaktohet përgjegjësi i shërbimeve ose zyrtari komunal. /tesheshi.com/

Related Posts

Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!
Intervista

Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!

16/01/2025
Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!
Intervista

Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!

15/01/2025
Next Post
Qorri i Lazit, miku i Azem Galicës: Rrëfimi së bijës për historinë e një kënge

Qorri i Lazit, miku i Azem Galicës: Rrëfimi së bijës për historinë e një kënge

OKB: ngrihet për herë të parë flamuri i Vatikanit, pason Palestina

OKB: ngrihet për herë të parë flamuri i Vatikanit, pason Palestina

Sanksionet ndaj Moskës: Kievi ndalon kompanitë ajrore ruse të kalojnë në Ukrainë

Sanksionet ndaj Moskës: Kievi ndalon kompanitë ajrore ruse të kalojnë në Ukrainë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni